Faza e grupeve në Kupën e Botës po hyn në javën vendimtare, me skuadrat që luftojnë për të siguruar një vend në fazën me eliminim direkt. Ndërkohë, janë konfirmuar edhe katër përballjet e para të raundit të 1/16-ve.
Sipas rezultateve të deritanishme, duelet e para që do të zhvillohen në fazën me eliminim direkt janë:
Afrikë e Jugut – Kanada
Holandë – Marok
SHBA – Bosnja dhe Hercegovina
Brazil – Japoni
Ndërkohë, pjesa tjetër e tabelës së fazës me eliminim direkt mbetet ende e papërcaktuar. Përballjet e tjera do të zyrtarizohen pas përfundimit të ndeshjeve të mbetura në fazën e grupeve.
Bazuar në renditjen aktuale, tashmë janë krijuar edhe disa skenarë të mundshëm për çiftet e ardhshme. Megjithatë, këto janë vetëm projeksione dhe mund të ndryshojnë në varësi të rezultateve të ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve, të cilat do të përcaktojnë përfundimisht rrugëtimin e skuadrave drejt fazës me eliminim direkt.
Lini një Përgjigje