TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Qershor 2026, 07:54

Botërori 2026/ Turqia largohet me fitore, përmbys 3-2 SHBA-në; amerikanët në 1/16-a përballë Bosnjës

Shkruar nga Pamfleti
Botërori 2026/ Turqia largohet me fitore, përmbys 3-2 SHBA-në;
Turqi 3-2 SHBA

Kanë përfunduar ndeshjet e Grupit D në Kupën e Botës 2026. Pas SHBA-së, që e kishte siguruar më herët kualifikimin për në fazën e 1/16-ave, edhe Australia ka prerë biletën për në raundin me eliminim direkt, duke e mbyllur grupin në vendin e dytë. Ndërkohë, Paraguai do të duhet të presë për të mësuar nëse do të kualifikohet si një nga vendet e treta më të mira, ndërsa Turqia i jep fund rrugëtimit të saj në këtë edicion.

Në takimet e zhvilluara mëngjesin e kësaj të premteje me orën shqiptare, Turqia triumfoi 3-2 ndaj SHBA-së, ndërsa sfida mes Paraguait dhe Australisë përfundoi pa fitues, me rezultatin 0-0.

Në Kaliforni, Turqia arriti një fitore prestigjioze 3-2 ndaj SHBA-së, pavarësisht se ishte eliminuar përpara zhvillimit të kësaj ndeshjeje. Amerikanët kaluan të parët në avantazh me golin e Trusty në minutën e tretë, por Arda Güler dhe Barış Yılmaz përmbysën rezultatin brenda pjesës së parë. Në nisje të pjesës së dytë, Berhalter riktheu baraspeshën për SHBA-në, ndërsa në minutën e tetë shtesë Kaan Ayhan realizoi golin që vulosi fitoren e Turqisë.

Në Santa Clara, Paraguai dhe Australia nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0. Ky rezultat i mjafton Australisë për të avancuar në fazën e 1/16-ave, ndërsa Paraguai mbetet në pritje për të parë nëse do të renditet mes tetë skuadrave më të mira që kualifikohen nga vendi i tretë.

Renditja e Grupit D:

Botërori 2026/ Turqia largohet me fitore, përmbys 3-2 SHBA-në;

botërori 2026/ turqia

Lini një Përgjigje