TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2026, 22:16

Ronaldo reagon me nervozizëm kur e krahasojnë me Mesin, CR7 dëshiron të flitet vetëm për të

Shkruar nga Pamfleti
Ronaldo reagon me nervozizëm kur e krahasojnë me Mesin, CR7
Kristiano Ronaldo-Lionel Mesi

Kristiano Ronaldo është gjendur sërish në qendër të vëmendjes pas reagimit të tij ndaj një pyetjeje për rivalitetin me Lionel Mesin. Pas ndeshjes ndaj Uzbekistanit, gjatë konferencës për shtyp, sulmuesi portugez u pyet për raportin dhe krahasimet e vazhdueshme me yllin argjentinas.

Sipas raportimeve, Ronaldo reagoi me hezitim dhe dha një përgjigje të paqartë në gjuhën portugeze, duke shmangur një koment të drejtpërdrejtë mbi këtë temë.

Në fushë, Ronaldo arriti të realizojë dy gola ndaj Uzbekistanit, duke vendosur një tjetër rekord personal. Me këtë paraqitje, ai u bë lojtari i parë që shënon të paktën një gol në gjashtë edicione të Kupës së Botës.

Statistikat tregojnë se Ronaldo ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë dy asistime në 24 ndeshje të Kupës së Botës. Ndërkohë, Lionel Mesi numëron 18 gola dhe tetë asistime, duke marrë pjesë në total në 28 aksione goli në këtë kompeticion.

Krahasimet mes dy futbollistëve vazhdojnë të jenë objekt debati. Përkrahësit e Mesit theksojnë jo vetëm aftësinë e tij për të realizuar, por edhe ndikimin në organizimin e lojës dhe krijimin e rasteve për bashkëlojtarët.

Në datëlindjen e tij të 39-të, Mesi publikoi në rrjetet sociale një video nga stërvitja në palestër, ku shfaqej duke kryer ushtrime force dhe përgatitje fizike. Pamjet u interpretuan nga shumë tifozë dhe analistë si një sinjal se argjentinasi synon të vazhdojë karrierën edhe në vitet e ardhshme.

Sipas vlerësimeve të ndryshme në mediat sportive, forma fizike e Mesit mban të hapur mundësinë që ai të jetë pjesë edhe e Kupës së Botës 2030, e cila do të organizohet nga Spanja, Portugalia dhe Maroku.

kristiano ronaldo lionel mesi kupa e botës

Lini një Përgjigje