TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2026, 20:19

Faza e grupeve drejt fundit në Kupën e Botës, ja si paraqitet lista e golashënuesve të Botërorit

Shkruar nga Pamfleti
Faza e grupeve drejt fundit në Kupën e Botës, ja si paraqitet
Lionel Mesi

Lionel Mesi vijon të udhëheqë renditjen e golashënuesve më të mirë të Kupës së Botës, pas ndeshjeve të zhvilluara të mërkurën dhe në orët e para të së enjtes. Kapiteni i Argjentinës kryeson me pesë gola të shënuar.

Pas tij renditet sulmuesi i Brazilit, Vinicius Zhunior, i cili realizoi dy gola në fitoren ndaj Skocisë dhe e çoi totalin e tij në katër gola. Me të njëjtën kuotë ndodhen edhe Erling Haland i Norvegjisë dhe Kilian Mbape i Francës. Ndryshe nga dy rivalët e tij, Vinicius është i vetmi që ka përfunduar të tre ndeshjet e fazës së grupeve.

Në mesin e lojtarëve që kanë spikatur deri tani është edhe mesfushori i ri i Zvicrës, Johan Manzambi. Futbollisti i Freiburgut shënoi golin vendimtar në fitoren ndaj Kanadasë, sukses që i siguroi Zvicrës vendin e parë në Grupin B.

Në ndeshjen e tij të parë si titullar, Manzambi kontribuoi gjithashtu me një asist për Ruben Vargas në golin e parë të takimit. Në kuotën e tre golave është ngjitur edhe mesfushori i Marokut, Ismael Saibari, pas realizimit në sfidën kundër Haitit.

Renditja e golashënuesve në Kupën e Botës:

5 gola

Lionel Mesi (Argjentinë)

4 gola

Erling Haland (Norvegji)

Kilian Mbape (Francë)

Vinicius Zhunior (Brazil)

3 gola

Mateus Kunja (Brazil)

Xhonatan Devid (Kanada)

Johan Manzambi (Zvicër)

Ismael Saibari (Marok)

Deniz Undav (Gjermani)

2 gola

Mikel Ojarzabal (Spanjë)

Maksi Araujo (Uruguai)

Jasin Ajari (Suedi)

Folarin Balogun (SHBA)

Brajan Brobi (Holandë)

Krisensio Samërvill (Holandë)

Kodi Gakpo (Holandë)

Kristiano Ronaldo (Portugali)

Kai Haverc (Gjermani)

Elijah Xhast (Zelanda e Re)

Ajase Ueda (Japoni)

Daishi Kamada (Japoni)

Herri Kejn (Angli)

Sajl Larin (Kanada)

Mahmiç (Bosnje dhe Hercegovinë)

Mejia (Kolumbi)

Julian Kuinones (Meksikë)

Ismaila Sarr (Senegal)

Ruben Vargas (Zvicër)

lionel mesi kilian mbape erling haland kupa e botës

Lini një Përgjigje