TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2026, 21:30

"Nesër më shumë"/ Nis marshimi, mijëra qytetarë dynden në rrugët e Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti
"Nesër më shumë"/ Nis marshimi, mijëra
Nis marshimi i 26 ne rrugët e Tiranës

Pas tubimit para Kryeministrisë, qytetarët vijuan marshimin në akset kryesore të kryeqytetit, duke paralajmëruar pjesëmarrje më të madhe në protestën e radhës.

Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pasi përfunduan fjalimet para godinës së Kryeministrisë, në ditën e 26-të të protestës kundër qeverisë.

Teksa lëviznin në bulevardet e kryeqytetit me pankarta dhe flamuj kombëtarë, pjesëmarrësit brohoritën vazhdimisht thirrjen "Nesër më shumë", duke dhënë mesazhin se presin një pjesëmarrje edhe më të madhe në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme.

Marshimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, me efektivë të Policisë së Shtetit të vendosur përgjatë itinerarit për të monitoruar mbarëvajtjen e tubimit dhe për të garantuar rendin publik.

Gjatë protestës së kësaj mbrëmjeje, organizatorët shpallën edhe zhvillimin e një proteste mbarëkombëtare, duke u bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi t'u bashkohen tubimeve në Tiranë.

Organizatorët theksuan se protesta e 27 qershorit synon të jetë më e madhja e zhvilluar deri më tani, me pjesëmarrje nga qytete të ndryshme të vendit. Ata apeluan që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe me respekt për rendin publik, duke nënvizuar se forca e protestës qëndron te pjesëmarrja qytetare.

Prej 26 ditësh, qytetarët protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke kundërshtuar politikat e qeverisë. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit, janë mbajtur fjalime dhe janë artikuluar kërkesa për ndryshime politike.

Organizatorët kanë bërë të qartë se protestat nuk do të ndalen, ndërsa protesta mbarëkombëtare e 27 qershorit shihet prej tyre si një moment kyç për zgjerimin e pjesëmarrjes qytetare dhe forcimin e presionit ndaj qeverisë. Sipas tyre, mobilizimi do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të protestuesve.

nis marshimi i 26 ne rrugët e tiranës

Lini një Përgjigje