TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Qershor 2026, 09:52

Tentoi të vriste vjehrrën duke e përplasur me makinë, arrestohet i riu në Lezhë; 43-vjeçarja përfundon te 'Trauma'

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi të vriste vjehrrën duke e përplasur me makinë,
Pamje nga arrestimi

Sipas të dhënave paraprake, 28-vjeçari Cuf Behi është përfshirë në një konflikt me familjarët e partneres, gjatë të cilit dyshohet se ka kanosur nënën dhe vëllanë e saj.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e sotme në Lezhë, ku një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se tentoi të aksidentonte me makinë nënën e bashkëjetueses së tij.

Sipas të dhënave paraprake, 28-vjeçari Cuf Behi është përfshirë në një konflikt me familjarët e partneres, gjatë të cilit dyshohet se ka kanosur nënën dhe vëllanë e saj. Më pas, ai ka tentuar të vrasë me automjet nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses, e cila si pasojë e plagëve të marrë nga përplasja ndodhet në Spitalin e Traumës. 

Pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë ndërhynë dhe arrestuan 28-vjeçarin.

"Nga veprimet e para hetimore rezulton se, rreth orës 02:05, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, 28-vjeçari, banues në Tiranë, ka shkuar me automjet për të marrë bashkëjetuesen e tij. Në këtë moment kanë dalë familjarët e saj dhe, për motive që lidhen me marrëdhëniet familjare, ai dyshohet se ka përplasur me automjet nënën e bashkëjetueses, shtetasen K. H., 43 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime trupore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve intensive të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi C. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

E dëmtuara u transportua në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur në ngjarje“, njofton policia.

perplasi vjehrren me makine arrestohet 28-vjecari ne lezhe

Lini një Përgjigje