TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Qershor 2026, 11:16

Lamallari flet për "non gratën" ndaj Ikballe Hudutit: Kishte kohë që ishte në radarët e Antiterrorit

Shkruar nga Pamfleti
Lamallari flet për "non gratën" ndaj Ikballe Hudutit: Kishte
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka folur për shpallen non grata të shtetases Ikballe Huduti, një shqiptare e Kosovës që u shpall e “padëshiruar” nga qeveria shqiptare si një person i lidhur me Iranin.

Ministri zbuloi edhe arsyet pse është marrë ky vendim.

“Ne kemi vepruar duke akumuluar dhe përpunuar të gjithë informacionin që kemi disponuar kohë më parë në fakt mbi këtë shtetase, ashtu siç kemi edhe në mënyrë periodike të përditshme, ne mbledhim informacion si agjencitë ligjzbatuese, policia, antiterrori dhe shërbimi inteligjent, në bashkëpunim dhe me partnerët. Mbledhim informacion për shtetas të ndryshëm të cilët po bëjnë kërcënim për sigurinë, sigurinë publike apo atë kombëtare, dhe për interesin publik.

Sigurisht, ministri i Brendshëm disponon gjithashtu edhe përmes urdhrave të përgjigjjes parandaluese, ku kërkohet dhe miratimi, autorizimi i GJKKO-s, kurdoherë që ka dyshime për financim të terrorizmit, nxitje të dhunës, nxitje të urrejtjes, dhe patjetër domethënë kjo është puna jonë funksionale.

Theksoj edhe njëherë që kjo çështje ka të bëjë kohë më parë dhe duhet bërë e qartë për të gjithë, për të gjithë publikun, që ne absolutisht respektojmë të drejtën e çdokujt për të protestuar, po kështu dhe dëgjojmë shqetësimet e çdo protestuesi i cili sinqerisht shpreh mendimin e tij ndryshe. Por, pjesëmarrja në protestë nuk mund të përbëjë kurrsesi imunitet për këtë do që ka një agjendë të caktuar, e dokumentuar kjo edhe nga agjencitë e zbatimit të ligjit.”, tha Lamallari.

2 Komente

  1. D
    Dardan

    Te lumt firma,por ka edhe 1000 terrorista te tjere qe duhen larguar nga toka Arbenore

    1. k
      k

      Ju lumtë.Paskeni kapur një grua,kurse bandat kriminale të drogës dhe trafikantët ndërkombëtar ju kalojnë nga mustaqet dhe bëni sikur nuk i shihni.I jepni leje ndertimi,merrni ryshfete, krijoni ndermarje të perbashketa. Nuk jam dakort me idetë e zonjës por ajo deklaroi idete e veta .E largoni topin per te krijuar idene e rreme dhe mashtruese se po luftoni krimin. Shqiperia shtet terminal i droges,korrupsioni,te keqes absolute.

      Lini një Përgjigje