TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2026, 11:56

Temperaturat e larta, trafik i rënduar në segmentin Lezhë-Milot dhe në rrugën drejt Shëngjinit 

Shkruar nga Pamfleti
Temperaturat e larta, trafik i rënduar në segmentin Lezhë-Milot
uks i lartë automjetesh në segmentin Lezhë-Milot dhe në rrugën drejt Shëngjinit 

Fundjava e fundit e muajit qershor ka sjellë një rritje të ndjeshme të qarkullimit të automjeteve drejt bregdetit të Lezhës, duke shkaktuar trafik të rënduar në aksin Lezhë-Milot dhe në segmentin rrugor që lidh qytetin me Shëngjinin.

Që në orët e para të mëngjesit të së shtunës janë krijuar kolona të gjata automjetesh, ku pjesa më e madhe mbajnë targa të Kosovës. Pushuesit po u drejtohen plazheve të Shëngjinit dhe Velipojës për të kaluar fundjavën, të nxitur edhe nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin.

Për të shmangur bllokimet dhe për të garantuar një qarkullim sa më normal, Policia Rrugore ka angazhuar patrulla në nyjet më të ngarkuara, duke menaxhuar lëvizjen e automjeteve dhe orientuar drejtuesit në zonat ku trafiku paraqitet më i dendur. 

trafik ne akisn lezhe-milot

Lini një Përgjigje