TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2026, 08:13

Vlora 'blindohet' nga forcat Delta dhe FNSH, pritet protestë kundër TEC-eve lundruese

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 200 efektivë policie janë vendosur në zonën e Triportit, ndërsa qytetarët janë thirrur të protestojnë kundër projektit.

Vlora 'blindohet' nga forcat Delta dhe FNSH, pritet protestë
Pritet protestë kundër TEC-eve lundruese në Vlorë

Policia ka shtuar praninë e saj në Vlorë, përpara protestës së paralajmëruar nga përfaqësues të shoqërisë civile kundër vendosjes së TEC-eve lundruese në Triport.

Më shumë se 200 efektivë janë angazhuar në pika të ndryshme të zonës, me pjesëmarrjen e strukturave të Policisë së Rendit, Njësisë "Shqiponja", Njësisë Delta dhe forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të ardhura edhe nga Tirana dhe Shkodra.

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, duke kundërshtuar vendosjen e TEC-eve lundruese dhe kufizimet e krijuara në zonën e Triportit. Ata kërkojnë pezullimin e projektit dhe më shumë transparencë nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e tij.

Aktualisht, situata në terren mbetet e qetë. Gjatë orëve në vijim pritet zhvillimi i protestës, ndërsa autoritetet kanë marrë masa për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë publike.

 

protestë kundër tec-eve lundruese

Lini një Përgjigje