Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme thirrjet e qytetarëve gjatë protestës të cilët brohorasin ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.
Berisha i ka quajtur këto thirrje ‘slogane dhe klithma mjerane të opozitës së opozitës’ dhe ka shtuar se ato ‘nuk janë britma që dalin nga idealet e shqiptarëve, por nga grupe të vogla të atyre që janë kundërshtarë të egër të PD-së’.
“Demokratët të gjithë janë në protestë, qindra mijëra qytetarë. Unë mendoj se ka qenë vendimi më i drejtë që ata kanë marrë: nuk kanë shkuar me simbole partie, por si qytetarë.
Për sa u përket sloganeve, ka disa momente që nuk kanë asnjë lidhje me idealet rinore dhe qytetare. Janë slogane dhe klithma mjerane të opozitës së opozitës, e cila, duke e krahasuar Ramën me Berishën, duke krahasuar dy të pakrahasueshëm, kërkon të zbusë pozicionin e Ramës dhe gjithashtu të nxisë një qorrsokak për leverdi të saj politike.
Këto janë të gjitha dufet dhe mllefet e atyre që hyjnë në politikë si shërbëtorë të qeverisë dhe mendojnë se mund të spostojnë opozitën vigane, e cila kaloi një kalvar të papërsëritshëm në Evropë dhe u provua si opozita e vërtetë dhe e fuqishme e këtij vendi.
Mos u impresiononi nga ato klithma. Ato nuk janë britma që dalin nga idealet e shqiptarëve, por nga grupe të vogla të atyre që janë kundërshtarë të egër të opozitës shqiptare”, u shpreh Berisha.
Aq qelbesire, i gjithe rrenimi i Shqiperise erdhi nga ty.
E megjithate nga ky duhet te jesh i vemendshem, se ekziston frika qe e rremben drejtimin e protestes ne favor te tij, siç beri me levizjen studentore, ku nga i derguari i Ramizit si komunist, u kthye ne "Demoktatin dhe antikomunistin me te devotshem" dhe, dihet si perfunduam nen zaptimin dhe drejtimin e tij????????