TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2026, 21:03

“Studentët e Akademisë u helmuan 2 herë brenda 2 muajsh”, protestuesi thirrje policisë: Arrestoni Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
“Studentët e Akademisë u helmuan 2 herë brenda 2
Protestuesi në tubim

Një prej qytetarëve që mori fjalën në protestën e zhvilluar në Tiranë bëri thirrje për mbrojtjen e interesit kombëtar.

Në vijim të fjalës së tij, protestuesi deklaroi se kishte marrë mesazhe nga studentë të Akademisë së Policisë, duke bërë një pretendim për helmime të përsëritura. Ai u bëri thirrje institucioneve që të ndërmarrin veprime ndaj kryeministrit.

“Ka momente ne historinë e një kombi kur pyetja nuk është kush është qeveria por kush jemi dhe çfarë Shqipëria do t’u lëmë brezave. Sot rrezikojmë lidhjen që kemi me toklën, që e kemi trashëguar dhe është larë me gjak. Sot kemi detyrim ta ruajmë për nipërit dhe fëmijët tanë. Flasin për ligje procedura dhe investime, por nëse toka shqiptare nuk mbetet në duart e shqiptarëve, çdo të na mbesë. Kombi ynë i ka mbijetuar pushtimeve dhe nuk e braktisën Atdheun. Atdheun nuk e masim me metra katrorë por me dashurinë që kemi për të dhe gatishmërinë për të luftuar për të. Rroftë Shqipëria!

Sot kam marrë mesazhe nga studentët e Akademisë së Policisë që janë helmuar 2 herë brenda 2 muajsh. Kjo polici nuk mbron dot studentët e saj, sot të marrin vendimin të arrestojnë Ramën”, tha ai.

 

protesta thirrjet doreheqja e rames

Lini një Përgjigje