TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2026, 08:35

“Do të jem me ju në shesh”, një tjetër eurodeputete i bashkohet protestës ku kërkohet dorëheqja e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
“Do të jem me ju në shesh”, një tjetër
Eurodeputetja e grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Cristina Guarda

Eurodeputetja e grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Cristina Guarda, ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të vizitojë Shqipërinë së bashku me një delegacion të kësaj force politike evropiane, për t’u takuar me qytetarët dhe për të shprehur mbështetjen ndaj protestave kundër korrupsionit, dëmtimit të mjedisit dhe interesave private.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, në gjuhën italiane dhe shqipe, Guarda shpjegon se vizita ka për qëllim të njohë nga afër, pa ndërmjetësimin e institucioneve, arsyet që kanë nxitur protestat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Sipas saj, delegacioni do të përcjellë edhe mesazhin e komisioneve dhe delegacioneve të Parlamentit Evropian që ndjekin zhvillimet në Shqipëri.

Eurodeputetja vlerëson se protesta e qytetarëve shqiptarë përbën një mobilizim të paprecedentë, nga i cili, sipas saj, ka shumë për të mësuar edhe vetë Evropa.

“Pas pak ditësh do të jem ne Shqipëri, në shesh me ju. Falë dhe amendamentit të propozuar nga ne ” Të Gjelbërit”, Evropa i thotë Edi Ramës që nuk mundet të autorizojë Rezort extra lluks pa vlerësime ambientale dhe ligje të cilat respektojnë standartet Evropiane. Me delegacionin e “Të gjelbërve” të parlamentit Evropian do të vijmë për të takuar Shoqërinë Civile, OJQ dhe Qytetarët tashmë ne ditën e 24 të protestës, jo të dhunshme, më te cilën po na mësoni shumë edhe neve. Është një mobilizim i pa precedentë i cili kërkon më shumë demokraci, transparencë dhe të drejta. Dua të jem aty me ju. Evropa duhet t’ju dëgjoje. SHIHEMI NË SHESH”, shkruan Cristina Guarda.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“Do të jem me ju në shesh”, një tjetër

 

1 Komente

  1. E
    E

    Keta te gjelbrit jane jane fatkeqesi. Dikur kur shkruanim nje hartim shkruanim Partia ose Xhaxhi Enver ka thene….. Dhe keta duke mbrojt gjoja planetin te lene pa buke. Dikur Gjermania kishte Zentrale Atomike , energji pa fund . Prej ketyre debilave( ndoshta dhe te sponsorizuar)u be e varur per energji nga Rusija. Keta dredhin nje duhan hashashi dhe kujtojne qe bota do behet me e mire. Kjo per dy zogj dhe nje biciklete te le gjithe jeten me buke me vete.

    Lini një Përgjigje