
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me protestat dhe debatin për zhvillimin e qëndrueshëm. Ai theksoi se zëri i qytetarëve, veçanërisht i të rinjve, nuk duhet të injorohet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe u shpreh se protesta nuk mund të shihet thjesht si një përplasje politike, pasi, sipas tij, ajo ngre edhe shqetësime reale për mjedisin dhe mënyrën se si duhet të zhvillohet vendi.
"Në protestë ka interesa legjitime për zhvillimin e qëndrueshëm, për mjedisin dhe natyrën. Janë çështje që do të ndikojnë jo vetëm sot, por edhe pas 10, 15 apo 20 vitesh", shkruan deputeti socialist.
Braçe thekson se pikërisht për këtë arsye vendimet që merren sot nuk mund të jenë të shkëputura nga brezi që do të përballet me pasojat e tyre.
"Nuk mund të vendosim për ta, por pa ta. Është e pamundur të përcaktojmë si do të jetojnë brezat e ardhshëm, pa i përfshirë në diskutim dhe pa dëgjuar shqetësimet e tyre", shprehet ai.
Sipas deputetit socialist, të rinjtë kanë qenë dëshmitarë të problemeve me të cilat janë përballur prindërit dhe gjyshërit e tyre dhe kërkojnë të kenë një rol aktiv në vendimmarrje.
"Ata kanë parë vështirësitë, pabarazitë dhe mungesën e mundësive. Prandaj kërkojnë të drejtën për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre dhe kjo e drejtë nuk mund të anashkalohet", thekson Braçe.
Gjithashtu, deputeti apelon që zëri i të rinjve të mos mbetet jashtë debatit publik, por të konsiderohet një element thelbësor në proceset demokratike dhe në vendimet që lidhen me zhvillimin e vendit.

Brace eshte provokator, mos i besoni. Per tu bindur, referojuni intervistes tij me moderatoren Sidorela Gjoni, date 25 qershor.
ky eshte hipokriti Erjon Brace vegel banale ne duart e Rames.