TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2026, 15:00

UPDATE/ Bllok lajmesh nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Bllok lajmesh nga kronika e zezë, ora 15:00
UPDATE/ Bllok lajmesh nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

GJKKO ka dënuar me burg përjetë Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij.

Në Tiranë është pezulluar kompania “Sori-Al” pas dyshimeve për helmimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërsa pritet marrja në pyetje e administratorës.

Policia prezantoi masat për sezonin turistik, me kontrolle të shtuara dhe monitorim me dronë në bregdet.

Në Shkodër u arrestuan dy persona pas një konflikti me armë, ndërsa një 26-vjeçar u shpall në kërkim. Në Bërzhitë u arrestua një 35-vjeçar për shpërndarje droge.

Në Sarandë ndodhi një aksident ku një turist francez humbi kontrollin e mjetit pa pasoja.

Në zhvillime të tjera, Dhomat e Specializuara konfirmojnë afatin e 20 korrikut për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Evropa po përballet me valë ekstreme të të nxehtit dhe në Venezuelë raportohen dhjetëra mijëra të zhdukur pas tërmeteve.



Lini një Përgjigje