TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2026, 17:58

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00
Edicioni Informativ

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:

Kryeministri Edi Rama reagoi me ironi ndaj protestës që vijon prej javësh, duke publikuar një mesazh satirik ku shkruan se do të japë dorëheqjen... në vitin 2030. Ndërkohë, dy eurodeputete kanë njoftuar se do t'u bashkohen protestuesve në Tiranë javën e ardhshme, ndërsa deputeti britanik Andrew Rosindell kritikoi Ramën, duke pyetur pse kaq shumë të rinj shqiptarë largohen nga vendi.

Në konferencën e IRI-së, deputetja Jorida Tabaku deklaroi se korrupsioni, kapja e shtetit dhe mungesa e transparencës e bëjnë vendin më të cenueshëm ndaj ndikimeve të huaja. Nga ana tjetër, Komisioni Europian po shqyrton një plan për t'u dhënë vendeve kandidate përfitime ekonomike përpara anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Partia Demokratike denoncoi projektin "Smart City", duke pretenduar se kontrata prej rreth 140 milionë dollarësh është dhënë pa garë dhe me kosto të fryra. Ndërsa Avokati i Popullit, Endrit Shabani, propozoi që pasuritë e konfiskuara nga SPAK të shndërrohen në qendra për kujdesin e të moshuarve.

Autoritetet vijojnë hetimet për helmimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. AKU ka pezulluar aktivitetin e kompanisë "Sori-Al", ndërsa pritet të merren në pyetje përgjegjësit e saj. Ndërkohë, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, prezantoi planin e masave për sezonin turistik, me monitorim nga dronët dhe kontrolle të shtuara në bregdet.

Në kronikë, GJKKO dënoi me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Një raport i Europol zbulon gjithashtu lidhje mes kartelit ekuadorian "Los Lobos" dhe një rrjeti kriminal shqiptar të trafikut të drogës.

Në Kosovë, Dhomat e Specializuara konfirmuan se më 20 korrik pritet të shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së.

Në arenën ndërkombëtare, shkencëtarët paralajmërojnë se vala ekstreme e të nxehtit në Evropë është pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa në Venezuelë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit pas dy tërmeteve shkatërruese. Në sport, Botërori 2026 solli surpriza, me Ekuadorin që mposhti Gjermaninë, ndërsa Bregu i Fildishtë siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

edicioni informativ i lajmeve

1 Komente

  1. T
    Tony

    Kjo kokefortesi të ben të dyshosh se ky dreqi e di se ç’ka firmosur ne dem të popullit e shtetit Shqiptar. Ne se terhiqet do i dalin të palarat e vetem ekzekutimi mund ta prese. Lere më të vjedhurat e grabidjet më paleness tjeter që rri urte si muti ne shi.

    Lini një Përgjigje