TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Qershor 2026, 18:41

“Nuk është Gjermania”, Rudi Vata ‘skanon’ Botërorin: Këto janë dy kombëtaret që do të shkruajnë historinë këtë vit

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk është Gjermania”, Rudi Vata ‘skanon’
Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata

Atmosfera e Kampionatit Botëror vijon të dominojë vëmendjen e sportdashësve në mbarë botën, me ndeshje që kanë sjellë emocione, surpriza dhe diskutime të shumta mbi ekipet pretendente për trofeun.

I ftuar në emisionin “Sport Focus” në “Ora News”, ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, u ndal te skuadrat që kanë spikatur deri tani, duke theksuar se ky edicion ka rezervuar jo pak surpriza.

Surprizat nuk kanë munguar në këtë Botëror. Ka skuadra që kanë treguar një nivel shumë të mirë loje dhe kanë befasuar me paraqitjet e tyre,” u shpreh Vata.

Sipas tij, një nga ekipet që ka tërhequr vëmendjen është Meksika, e cila ka shfaqur dinamizëm në lojë dhe ka përfituar edhe nga mbështetja e madhe e tifozëve.

Meksika është një nga skuadrat që ka bërë përshtypje. Ka lojtarë cilësorë, një ritëm të lartë loje dhe një tifozëri që i jep shumë motivim ekipit,” tha ish-kapiteni i kuqezinjve.

Megjithatë, Vata theksoi se faza e grupeve nuk është gjithmonë treguesi përfundimtar i forcës së një kombëtareje, duke kujtuar shembullin e Italisë në Kupën e Botës 1982.

Historia e futbollit ka treguar se skuadrat mund të nisin me vështirësi dhe më pas të shpallen kampione. Italia në vitin 1982 kaloi fazën e grupeve me tre barazime dhe në fund fitoi trofeun,” deklaroi ai.

Sa u përket pretendenteve kryesore për titull, Vata veçoi dy kombëtare.

Sot, Argjentina dhe Spanja janë skuadrat për t'u mposhtur. Ato luajnë futbollin më dominues dhe më efikas. Çdo ekip që synon trofeun duhet të kalojë përmes tyre,” u shpreh ai.

Në analizën e tij, ish-mbrojtësi komentoi edhe rezultatet e Gjermanisë, duke hedhur poshtë idenë se humbjet mund të jenë pjesë e një strategjie.

Mentaliteti gjerman nuk e pranon humbjen si llogari taktike. Ata nuk hyjnë në fushë për të kursyer energji. Kur humbin, e pranojnë se kundërshtari ka qenë më i mirë,” përfundoi Rudi Vata.

 

 

rudi vata ish-kapiteni i kombëtares shqiptare kupa e botës

Lini një Përgjigje