TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Qershor 2026, 16:31

Pritjes 20-vjeçare i erdhi fundi, presidenti i Ekuadorit merr vendimin që po bën xhiron e botës pas kualifikimit dramatik

Shkruar nga Pamfleti
Pritjes 20-vjeçare i erdhi fundi, presidenti i Ekuadorit merr vendimin
Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, shpalli 26 qershorin festë zyrtare në të gjithë vendin pas fitores historike 2-1 të kombëtares ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës 2026. Suksesi i siguroi Ekuadorit kualifikimin në fazën eliminatore të turneut për herë të parë në dy dekada.

Noboa, i cili ndoqi ndeshjen nga stadiumi "MetLife", e bëri njoftimin menjëherë pas përfundimit të takimit, duke falënderuar lojtarët dhe stafin teknik për arritjen.

"Faleminderit lojtarëve dhe trajnerit që, pavarësisht kritikave, fyerjeve dhe kohërave të vështira që kaluan, arritën të rikuperoheshin dhe t’i sillnin këtë gëzim të madh të gjithë vendit. Sot është festë! Rroftë Ekuadori", shkroi presidenti Daniel Noboa në rrjetet sociale.

Fitorja shkaktoi festime masive në të gjithë vendin, ndërsa vendimi i presidentit për të shpallur një ditë pushimi kombëtar u konsiderua i paprecedentë. Sipas autoriteteve, institucionet publike dhe qendrat arsimore pezulluan aktivitetin, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të festojnë këtë arritje sportive.

Ky dekret tregon qartë se në Amerikën Latine, futbolli nuk është thjesht një lojë apo një aktivitet argëtues, por një fe më vete që udhëheq jetën sociale dhe politike të vendit. Ndërsa skuadra përgatitet për sfidat e radhës me eliminim direkt në këtë Kampionat Botëror, populli ekuadorian ka marrë “lejen zyrtare” nga shteti për të shijuar një nga momentet më krenare të historisë së tyre sportive.

Ekuadori siguroi matematikisht kalimin në fazën e 32 skuadrave më të mira të Botërorit, duke u renditur mes ekipeve më të mira të vendeve të treta falë suksesit ndaj Gjermanisë.

daniel noboa presidenti i ekudorit kualifikimi në kupën e botës

Lini një Përgjigje