Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lushnje–Berat, pranë fshatit Çukas. Një automjet tip "Volkswagen" doli nga kontrolli, u përplas me barrierat anësore të rrugës dhe përfundoi i përmbysur në karrexhatë.
Si pasojë e përplasjes, katër personat që ndodheshin në automjet u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke u përplasur fillimisht me barrierën mbrojtëse. Për shkak të goditjes së fortë, automjeti është rrotulluar disa herë, derisa ka përfunduar i përmbysur në rrugë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Lini një Përgjigje