TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2026, 11:19

Dorëzuan 'Albanian Files', qytetarët 'mesazh' shprese SPAK-ut, vendosin trëndafila të kuq në kangjëllat e Prokurorisë së Posaçme 

Shkruar nga Pamfleti
Dorëzuan 'Albanian Files', qytetarët 'mesazh'
qytetarët 'mesazh' shprese SPAK-ut, vendosin trëndafila të kuq në kangjëllat e Prokurorisë së Posaçme 

Qindra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të martë përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku dorëzuan librin “The Albanian Files”, duke i kërkuar institucionit të nisë hetime ndaj kryeministrit Edi Rama për shpërdorim detyre dhe shkelje të ligjit. Pavarësisht temperaturave të larta, protestuesit u paraqitën para godinës së SPAK me mesazhe mbështetjeje për drejtësinë dhe kërkuan që pretendimet e ngritura në libër të hetohen deri në fund.

Pjesëmarrësit e konsideruan librin “The Albanian Files” si një dokument që, sipas tyre, përmban prova mbi kapjen e shtetit. Në shenjë simbolike besimi ndaj Prokurorisë së Posaçme, ata vendosën trëndafila të kuq në kangjellat e godinës, duke përcjellë mesazhin se presin nga drejtësia të zbardhë çështjet e denoncuara.

Gjatë tubimit u dorëzua edhe kopja e librit, e firmosur nga protestuesit një ditë më parë në shesh. Aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi se materiali është marrë në administrim nga SPAK dhe paralajmëroi se në ditët në vijim do të depozitohet edhe një kallëzim penal i shoqëruar me fakte, që sipas saj implikojnë kryeministrin Edi Rama. Ajo përsëriti gjithashtu thirrjen për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Ndërkohë, organizatorët kanë bërë të ditur se në orën 19:00 do të zhvillohet protesta e përditshme kundër qeverisë në Tiranë. Tubimi i kësaj mbrëmjeje shënon protestën e 32-të radhazi, me pjesëmarrësit që vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. 

albanian files spak

Lini një Përgjigje