TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2026, 11:00

SPAK e akuzoi për krime zgjedhore; GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi 

Shkruar nga Pamfleti
SPAK e akuzoi për krime zgjedhore; GJKKO shpall të pafajshme
Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Posaçme, lidhur me akuzën e ngritur nga SPAK për veprën penale të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila arsyetoi se gjatë gjykimit nuk u provua se Bufi kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej. Kryebashkiakja u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë gjatë gjithë procesit.

Më herët, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg, duke kërkuar gjithashtu pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e saj në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.

Nga ana e saj, Majlinda Bufi i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se nuk ka ushtruar asnjë presion apo ndikim politik ndaj qytetarëve dhe se është e pafajshme.

Hetimi ndaj saj nisi pas një denoncimi të bërë publik në media, ku pretendohej se kryebashkiakja i kishte kërkuar një qytetari të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos angazhohej në aktivitetet e forcave të tjera politike.

 

gjkko shpall te pafajshme majlinda bufin

1 Komente

  1. G
    GenZ

    Wtf!!! Seriozishttt?!?!?!?!?

    Lini një Përgjigje