TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2026, 10:37

"Të dorëhiqet", aktivistët protesojnë para SPAK: “Albania Files”, arma e krimit që Rama shkatërroi Shqipërinë!

Shkruar nga Pamfleti
"Të dorëhiqet", aktivistët protesojnë para SPAK:
Aktivistët protesojnë para SPAK

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të mërkurë para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku dorëzuan librin “Albanian Files”, të firmosur një ditë më parë nga pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar në shesh.

Protestuesit ritheksuan se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa e cilësuan librin si provë të projekteve që, sipas tyre, dëshmojnë shkelje në proceset e vendimmarrjes.

Një prej aktivisteve u shpreh se libri përmban projekte të realizuara, në ndërtim dhe të planifikuara, duke përmendur edhe projektin e Zvërnecit.

“Në atë libër janë projektet që një pjesë janë ndërtuar, disa të tjerë do të ndërtohen. Aty është edhe projekti i Zvërnecit që në vitin 2022, ndërkohë që Edi Rama tha se nuk ka projekt. Është arma e krimit me të cilit Rama ka shkatërruar Shqipërinë”, tha një prej aktivisteve.

"Të dorëhiqet", aktivistët protesojnë para SPAK:

Para SPAK foli edhe aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila deklaroi se libri “Albanian Files” përmban 523 projekte, të ndërtuara, në proces ndërtimi ose të planifikuara për t’u realizuar. Sipas saj, dokumenti tregon se janë shmangur konsultimet publike dhe se ligji 2424 është miratuar për t’i hapur rrugë projekteve që, sipas saj, ishin parashikuar vite më parë.

Vatnikaj theksoi se qëllimi i dorëzimit të librit është mbështetja e punës së SPAK dhe kërkoi që hetimet të zhvillohen deri në fund, pa dallim mes qytetarëve dhe zyrtarëve të lartë.

“Kemi në dorë “Albanian Files”, për të gjitha projektet që janë ndërtuar dhe një pjesë që ritet të ndërtohen në zona të mbrojtura. Për ne ka të dhëna që ligji është ndryshuar me porosi. Bëhet fjalë për oligarkë shqiptarë. Albanian Files është arma e krimit që kryeministri Rama ka shkatërruar Shqipërinë. Në ditët në vijim po përgatisim edhe kallëzim penal që do të ia dorëzojmë Prokurorisë së Posaçme. Në këtë libër del qartë se është shmangur konsultimi publik. Në këtë libër del qartë se ligji u miratua për projektet të ndryshme, që ishin hartuar para se të miratohej ai. Në këtë libër del qartë se ka konflikt interesi mes kryeministrit dhe arkitektëve dhe bizneseve. Ai është kryetar i Këshillit të Territorit dhe kryeministri që vendos për këto projekte. Ne jemi këtu për të mbështetur SPAK, Nuk jemi këtu për një drejtësi popullore. Rama duhet të trajtohet dhe të hetohet si gjithë qytetarët e tjerë.”, u shpreh aktivistja Sidorela Vatnika.

Aktivistët paralajmëruan gjithashtu se, përveç dorëzimit të librit, do të paraqesin edhe një kallëzim në lidhje me çështjen.

spak aktiviste albania files

Lini një Përgjigje