TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2026, 10:20

Aksidenti i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, Spitali i Traumës jep përditësimin për gjendjen e të plagosurve

Shkruar nga Pamfleti

Nga aksidenti ndërroi jetë shoferi i autobusit Redion Hasimi 36 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar infark.

Aksidenti i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, Spitali i
Shoferi i autobusit, Redion Hasimi 36 vjeç himbi jetën nga aksidenti

Spitali Universitar i Traumës ka përditësuar informacionin mbi gjendjen e të plagosurve nga aksidenti i rëndë i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën drejtuesi i autobusit.

Sipas njoftimit, pesë persona kanë dalë nga spitali pasi kanë përfunduar trajtimin mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Një pacient tjetër pritet të marrë lejen për t'u larguar gjatë ditës, me rekomandimin e mjekëve.

Në Reanimacion vijon të trajtohet një fëmijë 8-vjeçar, i cili paraqitet me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.

Në të njëjtin repart ndodhet edhe një shtetase vietnameze me nënshtetësi çeke, 56 vjeçe, e cila ka pësuar dëmtime të shumta. Mjekët bëjnë me dije se gjendja e saj mbetet e rëndë, megjithëse parametrat jetësorë janë stabël. Nën monitorim intensiv vijon të qëndrojë edhe një shtetase çeke me origjinë vietnameze, 20 vjeçe.

Ndërkohë, një 14-vjeçar i plagosur në aksident po trajtohet në pavion. Ai ka marrë dëmtime në gjymtyrët e poshtme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Spitali i Traumës njofton se edhe pacientët e tjerë, të cilët ndodhen në observimin e Urgjencës dhe i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, kanë gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ata do të vazhdojnë të mbahen nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga stafi mjekësor.

Nga aksidenti ndërroi jetë shoferi i autobusit Redion Hasimi 36 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar infark.

Do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë me saktësi shkakun e ngjarjes. 36-vjeçari përshkonte pothuajse çdo ditë itinerarin Tiranë–Berat dhe anasjelltas. Nga verifikimet e kryera nga policia rezulton se ai nuk po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Si ndodhi aksidenti

Sipas informacioneve nga grupi hetimor, por edhe nga policia dyshohet se drejtuesi i autobusit ka pasur një kolaps shëndetësor.

Policia ka marrë në pyetje pasagjerë të cilët kanë deklaruar se shoferi ka sinjalizuar se nuk ndihej mirë dhe se kishte shqetësim.

Po ashtu, pasi ka humbur kontrollin dhe ka dalë te korsia e emergjencës, grupi hetimor ka vënë re se nuk ka asnjë shenjë frenimi, pra dyshohet se gjendja e rënduar shëndetësore nuk i ka dhënë mundësi as të frenojë dhe as të ulë shpejtësinë, pasi përplasja ka qenë e fortë me barrierën e hekurit për shkak të shpejtësisë.

Ndërkohë, autobusi ka rezultuar që nuk ka pasur defekt, madje 1 muaj më parë kishte bërë edhe kolaudimin.

Po ashtu, edhe drejtuesi i autobusit 36-vjeçari Redion Hasimi rezulton një shofer i rregullt më parë dhe nuk kishte kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 

aksidenti i rëndë në aksin tiranë-durrës

Lini një Përgjigje