TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2026, 14:19

Protesta në Tiranë, Rama kujton "21 janarin": Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Shkruar nga Pamfleti
Protesta në Tiranë, Rama kujton "21 janarin": Në
Rama

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Landi i Renanisë Veriore-Vestfalisë, në Republikën Federale të Gjermanisë, protestën që po zhvillohet në Tiranë prej më shumë se një muaji.

Gjatë fjalës së mbajtur në forumin evropian të inovacionit dhe sipërmarrjes "Ruhr Summit", kreu i qeverisë u shpreh se protestën e konsideron një sinjal të rëndësishëm për qeverisjen e tij, duke theksuar se përpiqet të kuptojë shqetësimet e qytetarëve dhe jo ta gjykojë atë vetëm nga numri i pjesëmarrësve.

Sipas Ramës, një qeveri që nuk dëgjon qytetarët humbet aftësinë për të qeverisur. Megjithatë, ai shtoi se protesta, sipas vlerësimit të tij, me kalimin e kohës është ndikuar nga aktorë që kanë ndryshuar karakterin e saj. Më tej, ai solli në vëmendje edhe 21 janarin e vitit 2011 ku u vranë 4 protestues, teksa tha se në atë bulevard ku flamengot festojnë lirinë, kishim njerëz që u vranë.

“E konsideroj një mesazh të rëndësishëm për qeverisjen time, po mundohem ta dëgjoj me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit, por duke u përpjekur të kuptoj shqetësimet. Qeveria që resht së dëgjuari, resht së qeverisuri. Në të njëjtin bulevard ku flamengot festojnë lirinë, kishim njerëz që u vranë…
Ajo që dua të them është që pas gjithë kësaj të mire erdhi e keqja, erdhi biznesi, dhe protesta u shndërrua në arenën e aktorëve dashakeq”, tha Rama.

Deklaratat e kryeministrit u bënë gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin "Ruhr Summit", ku ai ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani dhe po zhvillon takime në kuadër të inovacionit, sipërmarrjes dhe bashkëpunimit ekonomik.

1 Komente

  1. J
    Jeta

    Gjuha dredharake prej neperke e Ramutit. Ky she Salehu jane vazhdimisht ne dakordesine e tyre antishqiptare. Pyet Gjermanin, o Ranut jevgu, a do te mbronte Kamcelari gjerman ministret e tij hajdute qe çojnë me jahte leket e shqiptarve ne offshore, ne Qipro apo me Greqi..

    Lini një Përgjigje