Më 24 qershor, ministrja e Arsimit deklaroi se do të nisë një 'projekt të madh infrastrukturor' në Universitetin 'Luigj Gurakuqi', duke e quajtur rektorin Tonin Gjuraj 'të suksesshëm'; por nuk tha se e detyroi të jepte dorëheqjen. Tani ajo e ka marrë në dorë universitetin me rektoren e komanduar Blerta Dragusha dhe administratorin Mark Molla; i dënuar me 8 vite burg, i dalë në pension, i përjashtuar nga KLSH për korrupsion. Është e njëjta Mirelë që grabiti 2500 hektarë në bregdet dhe 350 hektarë të Butrintit.
Më 24 qershor 2026, vetëm 2 javë pasi dha dorëheqjen rektori Tonin Gjuraj, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është vërsulur për të nisur zbatimin e disa pazareve me "pika të vockëla" financiare në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës.
Ajo ka publikuar një takim me rektoren e komanduar Blerta Dragusha, ku flet për nisjen e një projekti të madh infrastrukturor në universitetin e Shkodrës, investim për kushtet e studentëve, pedagogëve dhe aktivitetit të kërkimit shkencor.
Me hipokrizinë perverse që e ka pjesë të karakterit, Mirela Kumbaro tha se për këtë projekt, rektorja e komanduar Blerta Dragusha do të ketë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Arsimit, si vazhdimësi e punës së nisur me shumë përkushtim nga profesori Tonin Gjuraj, për modernizimin dhe fuqizimin e universitetit të Shkodrës.
Ministrja e babazitur dhe e paskrupullt, Mirela Kumbaro, e quajti të suksesshëm rektorin Tonin Gjuraj, por nuk tha të vërtetën se pse ai dha dorëheqjen nga detyra, pas presioneve dhe skenarëve të saj me sulme, intriga e bllokim, nëpërmjet patronazhistëve në universitet dhe nëpërmjet Bordit të Administrimit, ku ministria ka shumicën e anëtarëve.
Një nga arsyet e dorëheqjes demonstrative ishte dhe prapaskena e Mirela Kumbaros për emërimin administrator të universitetit të Mark Mollës, i dënuar me 8 vite burg për vjedhje.
Përveç dënimit që ndalonte emërimin e tij, Mark Molla ka plotësuar moshën e daljes në pension pleqërie, ndërsa KLSH ka kërkuar përjashtimin e tij përgjithmonë nga administrata publike, me prova për korrupsion e vjedhje me tenderët kur ishte drejtor i Ujësjellësit të Shkodrës.
Por ministrja Mirela Kumbaro urdhëroi anëtarët e bordit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, që të emëronin administrator të universitetit Mark Mollën, hajdutin e dënuar me 8 vite burg; të cilin e përdori për të bllokuar projektet e rektorit Tonin Gjuraj, ndërsa tani, bashkë me rektoren e komanduar Blerta Dragusha, po e përdorin për të firmosur aferat me projektet e fondet.
Mirela Kumbaro, që i është vërsulur grabitjes së fondeve të universitetit të Shkodrës, është firmëtarja e grabitjes së rreth 2500 hektarë tokë në bregdet e zona preferenciale në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Korçë, Elbasan, Shkodër.
Mbi to janë ndërtuar e po ndërtohen kulla, resorte, hotele, komplekse vilash, pallatesh e fermash në zona të mbrojtura, parqe natyrore, monumente historike të trashëgimisë, duke i shkatërruar ato, kur ishte ministre e Kulturës, Turizmit e Mjedisit.
Është Mirela e "pi*kës së vockël" që 350 hektarë, që ia hoqi bregdetit të Parkut të Butrintit dhe ia dhuroi oligarkisë për të ndërtuar resorte, komplekse pallatash, vilash e porte jahtesh, ku sipas dosjeve të BKH-së, Mirela do të jetë përfituese e disa pasurive./Pamfleti
Hajdutja injorante u versulet universiteteve. Ne burg kjo qelbesire!
Pi*ka e pi*kezes se vogel, mos ka marre ndonje pi*ckez te vogel, ne pi*ken e vogel?