Ngaqë, edhe pse nuk e kupton se çfarë po ndodh, me sy mbyllur, ai do të detyrohet të japë dorëheqjen.
Nuk dimë gjë fare, se çfarë po ndodh sot në Shqipëri.
Asgjë.
E, nga ta dimë ne se çfarë po ndodh sot në Shqipëri; kur, në fakt, nuk po ndodh gjë në funksion të zhvillimit.
Historia e Shqipërisë ka ngrire, sepse sot nuk po ka zhvillim kombëtar.
Asgjë nuk lëviz drejt zhvillimit kombëtar.
Edhe Partia e Punës, atëherë ra, kur erdhi një kohë, në vitin 1991-1992, që ajo nuk po bënte dot gjë për të qenë.
Por, ata u tërhoqën nga pushteti. Ramiz Alia dha dorëheqjen - sepse nuk po bënte dot gjë pozitive në drejtim të Shqipërisë.
Po kryeministri Edi Rama, çfarë po bën?
Asgjë.
Atëherë, pse rri si kryeministër, a nuk po e kupton dot ky që po diskreditohet me Asgjënë e tij?
Ku kuptojnë këta!
Asgjëja është metoda e tyre, duke thënë se po bëjmë gjithçka. Ndërsa, po the që unë po bëj gjithçka, ke thënë qe ti je tek Asgjëja
Atëherë?
Rinia studentore ka dalë në bulevard.
Dhe kjo sigurisht që është ngjarje e madhe, dhe po duket se po mban brenda saj të ardhmen e afërt të Shqipërisë.
Por, a e kupton dot kryeministri Rama këtë?
Jo, fare nuk e kupton dot, se e ka kapur frika dhe prandaj po flet si Enver Hoxha.
Por, rinia i ka dalë në shesh. Dhe janë shumë të revoltuar.
Po Rama?
Nuk e kupton dot, dhe bulevardi do të vijojë të mbushet me të rinj që do të vijnë nga të gjithë qytetet e mëdha të Shqipërisë.
Po Rama?
Kuptohet që, edhe pse nuk e kupton, përsëri është i detyruar të japë dorëheqjen.
Ngaqë, edhe pse nuk e kupton se çfarë po ndodh, me sy mbyllur, ai do të detyrohet të japë dorëheqjen. Dhe duhet thënë që dihet se, këtë dorëheqje, historikisht, Rama e ka në favor.
Po pastaj, pas dorëheqjes së tij?
Do shohim se kush do të jetë kryeministri i ri që do të zgjedhin socialistët në Parlament, me 83 deputetët, që i kanë aty si shumicë thuajse absolute.
Por, socialistët ama, duhet të tregohen të matur në zgjedhjen e kryeministrit të ri.
Sepse, ndërkohë, Shqipëria po pret me besim.
Të shohim, se...
Koha e afërt do ta tregojë.
Rama pret te behet mbreti i shqiperise ju thoni jep dorëheqjen a e kuptoni apo jo epo jeni akoma ne gjume