TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Qershor 2026, 10:17

Sulmet ndaj SHBA nga protesta e Tiranës: Vëllazëria Muslimane shqiptarë në kërkim të kalifatit

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ndaj SHBA nga protesta e Tiranës: Vëllazëria Muslimane
Pamje nga protesta /

Pas një muaji protestash paqësore, organizimi kalon nga OJF-të proeuropiane te erdoganistët; përplasja me ambasadën Amerikane dhe protesta kombëtare e shpallur pikërisht më 4 korrik. Rama, që i ka hapur dyert Islamit Politik dhe ka pranuar donacione nga Katari e Turqia, tani përballet me një lëvizje që synon të spostojë orientimin identitar të Shqipërisë...

Protestat qytetare thuajse njëmujore në Shqipëri kanë mbjellë një faktor fantastik qytetar, kanë sjellë një fenomen që Shqipëria nuk e ka parë asnjëherë, atë të protestës paqësore, civile dhe padyshim vendosmërinë për të kundërshtuar kastën e vjetër politike.

Por në këtë protestë u vërtetua se një faktor i rëndësishëm, me gjasë edhe determinant në mbështetjen e saj, kryesisht në aspektin financiar e logjistik, ka qenë segmenti apo fronti i islamit politik, i cili ka prapa dorën e fortë të Turqisë.

Ky segment, të paktën deri para pak ditësh, edhe pse ka pasur njerëzit e tij brenda protestës, edhe pse ka qenë me peshë në organizim, nuk ka dalë hapur të japë të kuptojë se është nyja themelore e saj.

Me evidentimin si kokë politike të Dritan Goxhajt, i cili është profilizuar si një antiperëndimor, kishte një lëvizje, le ta quajmë trullosëse, të paktën për opinionin.

Së cilës Edi Rama dhe mazhoranca iu hodhën sipër të eksituar, a thua se zbuluan Amerikën, në mënyrë jo korrekte, por edhe politikisht diletante.

Nga kjo lëvizje e Edi Ramës, njerëzit që e organizojnë protestën duhet të ndiheshin mirë, e qetësisht të vijonin axhendën e tyre, madje edhe duke e avancuar e korrigjuar edhe më shumë qoftë objektivin politik, por edhe grupin përfaqësues.

Por në realitet, pas nxjerrjes së një personazhi të spikatur antiperëndimor, në kulmin e protestës u krijua një përplasje me ambasadën Amerikane në Tiranë. E panevojshme, pa shkak, e stisur, por dukshëm e orientuar. Pas kësaj ndodhi hapi tjetër, kur u tha se protesta e radhës me pjesëmarrjen e diasporës do të mbahet më 4 korrik. Ditën Kombëtare të SHBA-së.

4 korriku është e shtunë, organizatorët nuk kishin asnjë problem për ta caktuar të premte, apo të dielë. Por e kanë  me qëllim të menduar e kanë zgjedhur atë ditë.

Që do të thotë se do të kemi një protestë antiamerikane, jo si rastësi, por si qëllim, i cili tregohet pikërisht në shpalljen e lidershipit organizator e mbështetës, pasi është spostuar qartësisht konteksti laik, majtist, sorosian dhe proeuropian i revoltave.

Në ditët e para të protestës, organizimin e fjalimeve dhe personazheve i bënte një ekip i OJF-ve që mbështeteshin nga vendet e BE-së, ndërsa aktualisht revanshin e kanë marrë plotësisht erdoganistët. Posaçërisht pas incidentit në ambasadën e Izraelit në Tiranë.

Jemi para një skenari të një pranvere arabe në Tiranë, ku fryma e "Vëllazërisë Myslimane", posaçërisht nëna e Islamit Politik, ka marrë në dorë lëvizjen e re në Shqipëri. Pavarësisht se po sjell kërkesat që tashmë prej vitesh i shtron Sali Berisha, forma është më e rëndësishme se përmbajtja.

Nuk ka dyshim që për këtë revansh të Islamit Politik në Shqipëri, fajtori më i madh është Edi Rama, i cili jo vetëm i ka llastuar, por i ka hapur dyert e pushtetit dhe Partisë Socialiste, ka pranuar në shumë fushata donacionet e mëdha që vijnë nga Katari dhe Turqia, por edhe ka kandiduar personazhet e propozuara nga Islami Politik. Që në administratën qendrore deri në pushtetin vendor. Personazhe që e cilësojnë Edi Ramën një autokrat në panik, ndërkohë që Erdoganin, që po bombardon ditë për ditë opozitën pasi e ka futur në burg kryetarin, e quajnë lider vizionar.

Synimi i këtij segmenti, që ka një peshë të madhe në protestë, është legjitimimi i kalifatit, legacy-së osmane dhe kundërshtimit të orientimit identitar të Shqipërisë. Shihet fare qartë, pasi mbështetës të mëdhenj të kësaj pjese janë personazhe si Olsi Jazexhi, që i quan rilindasit agjentë të Perëndimit, e më pas mërzitet kur Edi Rama e quan agjent të Iranit. Që realisht ai jo vetëm nuk e fsheh, por tregohet krenar dhe entuziast./Pamfleti

 

sulmet ndaj ambasadës amerikane vëllazëria myslimane protesta e tiranës

15 Komente

  1. A
    Alma

    pirdh pirdh se lirohesh Pamfleti. Data 4 korriku eshte dhe ditelindja e te madherishmit dhe eshte dhe dite pushimi ku mund te bashkohen qytetare nga rrethet ap odiaspora apo ata qe jane ne pune gjate javes... Ke bere nje pune te mire deri tani. Mos e prish

    1. J
      Jeta

      Te gjitha keto interferime ne protestën shqiptare i bene Edi Rama. Ai kerkon ndihme nga Mitsotaqis(interferime greke) Vucic(interferime serbe)dhe Erdogani(interferime turke). Shqiptaret gjithmonë kane pas armiq turkoserbogrek. Kjo nuk eshte risi. Mekate i madh. Por, eshte e pafalshme indiferenca e shqiptarve, pjesës se vertet patriotike intelektuale, nese nuk gjejnë pritjes te denje e te guximshëm qe te ruajnë brumin shqiptar te protestave. Ku jane intelektualet patriot e te guximshëm qe mblidhen e te dalin ne ball te protestuesve?

      1. T
        Tiranë

        Rama dhe Berisha synojne ta coptojne Shqiperine. Ata vec kane mbjell urrejtje ndershqiptare. Shqiptare te dashur, thirrni mendjes. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Jashtë ketij postulati asnje sdo te mbetet shqiptar. Ortodoksët shqiptare jashte kufijve te Shqiperise, ne shumice sot i ke grekoserb. Myslimanet shqiptar, jasht kufijve te Shqiperise, ne shumice sot i ke turq. Perveç katolikëve te orientuar me Vatikanin, te gjithe te tjret po luajnë lojërat e armiqve te shqiptarisë.

        1. T
          Tony

          Kerta halerat e fese i futet vete per te rrjepur ca para nga bemat e tyre xhamite e na e mbushet vendin me bythe perpjete. Grekeve, po ashtu u premtuat dete e toka qe nuk i kishin por i bete pronare me 7501, Trumpit i falet ishull e trualle te beje kuplara ne Shqiperi, "sigurimsat" u strehuan ne Amerike, ruse e serbe jane ulur kembekryq ne politiken e zyrat e shtetit duke kethyer vendin nje mish mash e corbe derrash, qe as dreqi nuk e di. Pse i bete keto, qe te hidhni fajet te njeri tjetri e te ta beni popullin lolo duke ia hedhur "fajin" gjithkujt e askush nuk eshte fajtori. E moret Shqiperine si ate vajzen virgjereshe te paster dhe e shemtuat e droguat deri ne mosnjohje. Vidhni e mashtroni sa te mundni e luani lojen e "kungulleshkes.

          1. t
            true

            jo vetem jazexhiu ne mbeshtetje te Iranit dhe doktrines islame, por edhe disa te tjere si palacoja Shpend Gashi dhe avokati i djallit Altin Goxhaj

            1. F
              Feti Dema

              Pamfleti! Protesta paqësore në datën 4 Korrik 2026 nuk do jetë një protestë antiamerikane. Shqiptarët nuk janë bukëshkal. Pse në datë 4 Korrik ta kanë shpjeguar komentuesit më lart. Por kam një dyshim. Është koinçidencë që datëlindja e Edi Ramës përkon me festën kombëtare të SHBA? Sali Berisha e quante "Edvin Kristaq Rama". Kush është emri dhe datëlindja e saktë e Kryeministrit? Dhe nëse ato janë ndryshuar: pse dhe kur? Ju si media keni akses për të marë informacion. Në datën 4 Korrik do festojmë bashkë me amerikanët. Në datën 4 Korrik nuk do festojmë datëlindjen e Edi Ramës, por sikurse në çdo protestë të mëparëshme do kërkojmë që Rama dhe Berisha ti marë polici dhe jo hoxha apo prifti. Do kërkojmë: "Qeveri Teknike", por jo të përzgjedhur nga Edi Rama dhe Sali Berisha dhe të votuar nga të emëruarët e tyre. Nëse nuk ka instrumenta ligjor, do vazhdojmë protestën ,duke ecur dhe duke u menduar, ndoshta do ta pikasim zgjidhjen. Sali Berisha nuk mund të flasë si zëdhës i protestës. Ai dhe Edi Rama janë target i protestës.

              1. T
                Tony

                Qeveri teknike pa maloke si ty te na sjellin 1997en. Deri dje na ishe me i dashuruari me idhullin tend Sali Berisha. Rinia e sotme nuk do di haje me llokumet me arra te helmuara te 1990es. Brezi vjeter ta mbledhe mendjen, s'ka pune te fuse hundet ne jeten e rinise. Kombet i kane bere gjithnje forcat e reja vizionare e jo opinga e vjetra qe tere jeten u qelben neper bajga. Tony

                1. J
                  Jeta

                  Tony, Nuk te hyjnë ne pune djallëzit me "kulturë"vorioleshe. Vendi duhet te udhëhiqet nga shqiptari me i miri, qofte ai nga Kukesi apo nga Konispoli. Mos perdor gjuhe te mallkuar, se kjo gjuhe e çoj vendin ne boshatisje e ne huajsim. Eshte maloku Gramos Ruçi dhe banda e tij qe po coptojne vendin, njësoj si Salehu, ndonëse se fundi e keni tejkaluar edhe Salehun me ndytesit lunder shqiptarve dhe kunder shtetit.

              2. S
                Shqipe

                Mos bini pre e provokimeve, Shqiptaret jane dhe do te jene kombi me pro amerikan ne bote. Fale Presidentit Wilson egzistojme. Fale amerikes Kosova lulezon e merr fryme lirisht. Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria ne fund te fundit. Protesta eshte kunder arrogances dhe varferimit e shqiptareve nga te gjithe klasa politike e bijeve te enverit.

                1. O
                  Opionisti

                  Te ndalohete kalifatu nuk jemi ne kohen. Peradoria turke grege ruse serbe bjellorusi mala zeze qipro

                  1. S
                    Simo

                    Budalleqe me brire. Shoqeria shqiptare do kete nivel te larte budalleku dhe ligesie nese nxjerr dhe beson kesi gjepurash

                    1. R
                      Rika

                      Ja bejne per datelindje rames ne 4 korrik

                      1. h
                        hiti

                        4 korrik eshte ditelindja e Edi rames

                        1. E
                          Edvin Antishqiptari

                          Vazhdojme si gjithmone, me KERKU ARMIQ nga cdo ane!!?? PSE,PSE…….??!!Hahaha…. S’kena BITHE me u perballe me ASNJE “Armik”.Hahaha…Ne shqiptaret ,NE SHEKUJ,kena luftu kunder shqiptareve…. Lerini inprovizimet me armiq te eger te Shqiperise,Amerikes,Europes….HAhaha.. NE JEMI ARMIQ TE VETVETES MOS U NDIKONI nga PLEHRAT e edvin shkerdhate rames dhe te SHPIFURIT Balta-Balla-Palla!

                          1. S
                            Shqiptar 24 karat.

                            Mashtrues ndërkombëtar. Me kundërshtuar vjedhjen dhe mashtrimin është një gjë amerikane. Shtetin amerikan e kundërshtojnë më së shumti amerikanët. Po kjo ska lidhje fare me Amerikën madje tregon vlerë amerikane.

                            Lini një Përgjigje