TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Qershor 2026, 08:36

Mijëra qytetarë i kërkojnë të dorëhiqet, Edi Rama i sfidon: Nuk ka forcë që më ndal

Shkruar nga Pamfleti
Mijëra qytetarë i kërkojnë të dorëhiqet, Edi Rama
Edi Rama përballë protestuesve

Teksa shpreh falënderime për të gjithë mbështetësit e tij, Rama shkruan se nuk ka asnjë iluzion për korrigjimet që duhet të bëhen përmes një pune këmbëngulëse...

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një tjetër përgjigje mijëra qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e tij prej 25 ditësh, në protesta të pandërprera, që nisën më 31 maj, dhe që tashmë janë kthyer në ngjarjen kryesore politike të vendit.

Nuk ka forcë që më ndal mua, shprehet Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe mesazhin e një qytetari, i cili shpreh mbështetjen e hapur për Kryeministrin, ndërsa e këshillon që të mos dorëhiqet.

Kryeministri po përballet me valën e protestave më të mëdha në 13 vitet e tij në pushtet, ku mijëra qytetarë janë ngritur në atë që konsiderohet si “revolucioni flamingo” kundër kastës së vjetër politike, sikundër ata shprehen, ndërsa motot protestës janë “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Por në postimin e fundit në rrjetet sociale, Rama shprehet i vendosur për të vijuar përpara misionin e tij, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në vitin 2030.

Teksa shpreh falënderime për të gjithë mbështetësit e tij, Rama shkruan se nuk ka asnjë iluzion për korrigjimet që duhet të bëhen përmes një pune këmbëngulëse.

I siguroj të tërë se nuk ka forcë që na ndal, mua, ju, Partinë Socialiste e çdo qytetar pa parti që beson tek unë, në misionin tonë drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, por po ashtu se nuk ka gjëkundi brenda meje asnjë iluzion për shumëçka kërkon ende korrigjim me punë këmbëngulëse”, shkruan Rama, i cili gjithashtu publikon mesazhin e qytetarit, që e mbështet.

Duket se Kryeministri ka zgjedhur të verë në funksion “qytetarin digjital”, një formë që prej vitesh aplikohet nga kreu demokrat Sali Berisha, e cila në jo pak raste është ironizuar si metodë jo vetëm nga Rama, por nga e gjithë kupola drejtuese e PS-së. E ndërsa Berisha e përdor “qytetarin digjital” për të publikuar denoncimet anonime, Rama ka zgjedhur që ta përdorë atë për të treguar se mbështetet nga qytetarët, në këto ditë të vështira.

Protestat në Tiranë nisën si një reagim qytetar ndaj skenave të dhunës në Zvërnec, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga roje private sigurie, por shpejt ato u përhapën në qytetet kryesore të vendit dhe në kryeqendrat e Europës dhe më gjerë. Ky është reagimi i parë qytetar në të paktën 30 vjet, kur njerëzit organizohen jo nga partitë, ndërsa shprehin revoltën e tyre kundër klasës politike që ka udhëhequr vendin në vitet e tranzicionit. Protestuesit janë shprehur se kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës si Kryeministër është e panegociushme, teksa një protestë mbarëkombëtare është njoftuar të mbahet të shtunën, ku pritet që qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit të mblidhen në Tiranë. Ndërkohë më 4 korrik është njoftuar zhvillimi i një prej protestave më të mëdha, ku me mijëra shqiptarë të diasporës, do të jenë prezent në Tiranë, kundër klasës politike dhe me një kërkesë të prerë: dorëheqjen e Edi Ramës.

Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe ka nisur një sulm frontal ndaj të gjithë atyre që i konsideron si organizatorë apo mbarëvajtës së protestës. Fillimisht Rama identifikoi si armik Iranin, duke aluduar se protestat sponsorizoheshin nga Teherani, më pas shpalli si armik “algoritmin” e rrjeteve sociale dhe influenceret, ndërsa së fundmi ka kaluar në evidentimin e “armiqve” me emra të përveçëm, një metodë kjo që shihet si një kërcënim i hapur që po i bën protestuesve dhe një tentativë për të përçarë protestën.

Madje, në ‘betejën’ e tij me protestuesit, Rama ka urdhëruar që të angazhohen edhe deputetët, drejtuesit politikë të qarqeve, zyrtarët e administratës dhe çdo funksionar tjetër, duke u përpjekur që të zhvendosë luftën nga rruga në rrjetet sociale. /Pamfleti/

 

rama qytetare protesta

10 Komente

  1. G
    Gesi

    Ahaha te njejta taktika, teknologji te ndryshme, qe kane uzurpuar pushtetin ne Shqiperi per 80 vjet.

    1. P
      Pellazg

      Edhe Sala keshtu bonte, pastaj e pame ne televizor se si i lepihej kujt?.. Pandeli Majkos. Ja pame burrnine. Me 9 mars kishte veshur bebelina. Bliji edhe ti qe ti kesh. Do te te duhen, o Palloshi i Beles. Ti ke frik nga Bela, imagjino nga populli

      1. T
        Tony

        Bela ka dy fel efendiun mor djale. Shkoi njera ne plazh e po shullohej ne diell e filloi ta ferkonte Pellumbeshen. Pellumbeshe moj pellumbeshe, ishe puntore u bere drejtoreshe, e kishe rrogen 4mije e ta bene 12 mije. (vlerat e rrogave jane paraqitur me vlerat e kohes se qenit).

      2. s
        semi

        Dhe sh mire e ka. Proteste paqedore rama jeppeee dorreeeheqqqjjjennn. VL

        1. Z
          Zengjineja budallaqe

          Ka kerkuar KM te angazhohen deputetet.Cfar deputetesh o rrot karri qe fute njerez pa identitet ne PS dhe mendove qe duke vjedh voten mer fund filmi.Po tani o kok mut?I kerkon te dalin per zot.Kush i pjerdh ata?Shkaterrove Partine Socialiste pis burre

          1. P
            Populli

            Nuk ka force qe te ndal ? - do e shikojme !

            1. K
              Koha

              Keshtu ndihet ky, sepse te gjithe bashkëpunëtorët e tij, sidomos majat e PSse, jane te përzgjedhurit e Rames dhe keta te përzgjedhur nuk jane shqiptar te pastert por jane origjin e mjegullt qe nuk e duan shqiptarin. Kjo eshte strategji e Rames, ndihmuar nga vellau i tij, ne veprim antishqiptar, Sali Berisha.

              1. T
                Tony

                Pervec, rinise trushpelare qe mbajne celulare e argetohen me 'tiki toqe', a keni pare o Shqiptare truthare ndonje kryeminister, minister e parlamentar, Amerikan, European, Chinese, Arab e cfaredo me celulare neper duar? Bageti e bujqesia fillon qe nga koka deri te bishti. Vetem ne Shqiperi sheh ne Parlament, ne studiot e medias ku dalin faqeznjte e na tarnanizin duke skrollur celularet per ta ne ballafaquar me "faktet". Shqiperia ka qene vend eksperimentesh se si ta zhdukesh nje popull komb (nyje Gordiane) pa shpate, pushke e bum bumet e Westit. Te te marrin emrin e fisit, token e te pareve, te marresh rruget nga syte kembet ne dhe te huaj, te shkepusesh lidhjet me gjakun e llojin tend, vetem ne Shqiperi kane ndodhur. Shihni kryengritjen e popullit nga urrejtja e brendeshme e cdo individi. Mirepo moto "Rama ne burg Berisha ne burg" ashtu si moto e Lulzime Basha "Rama ik" do shuhet. Ku jane oratoret e mencur, ku eshte programi politik e turmes se mbushur me urrejtje, ku? A e dini o qener qe diaspora eshte e mbushur me mllef ngaj Atdheut e sidomos njerezve te gjakut qe i hodhen ne rruget e bote? Dhe prape ata erdhen, erdhen me mendje, shpirt e zemer per token e varret e te pareve. Nuk erdhen te shesin pordhe qe kane makina te shtrenjta. Erdhen nga dhimbja ne shpirt qe kane per tiken e te pareve qe po vuan. Kemba ne gryke e pushtuesit eshte e rende por kemba ne gryke nga i joti eshte vdekje prurese.

                1. H
                  Hasan ziu

                  Protestat nuk eshte ambientaliste po eshte politike kunder keq qeverisjes dhe korrupsionit galopant Te qeverise Rama . Rama eshte fajtor se kanabizoi gjithe Shqiperine qe me eurot e droges e krimit Te blinte ambassadors , zyrtare Te BE , opoziten e Basha kompani , Te blinte pushtetet me miljarda euro droge , Te corruptive zyrtare Amerikane si McGonigale etj . E dyta Rama eshte fajtor per vjedhjet caliphate Te popullit me Te varfer Te Europes e ne top listen boterore per bargained e popullsise . U miren miljarda euro per djegesit we nuk egsistojne dhe eurot Jane grabitur . Misti e rruge e nje rruge qe ne BE kushtonte 5 miljon euro km , per Te Mehta kushte gjeologjike me qeverine Rama kushtonte 60 miljon euro nje km rruge dhe gjithe keto miljon shkojne tek cheat e qeveritate e Disja Balluku ne slap ne fakt eshte dosja Rama Balluku . Rama e Di se po le shoo karriken ai perfundon direkt ne burg , keshtu qe as behet fjale per doreheqje , Rama ka thene se protestat po vazhduan deri me 2029 , une ne karriken do qendror Edhe po e detyruan Ramen qe zgjedhje e 2029 Te been me qeveri Tekniki she Rama humb zgjedhje , ai qe Te Bessemer do strati’s nga Shqiperia , dross ai e Di qe I ka be shine krime ketij vendi e populli dhe vendin e ka vetem ne burg

                  1. A
                    Ay

                    Kjo proteste nuk eshte per te te ndalur. Tashme protesta do te te beje ate qe quhet: "Fundi i tmerrshem dhe i shemtuar politik". Ti nuk iken se nuk te lene pasi je kthyer ne peng i horrave dhe je i shantazhueshem rende. Sdq nuk je aq burre sa ta mbash kete pune.....

                    Lini një Përgjigje