TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Qershor 2026, 19:12

Deputeti shqiptar në Mal të Zi del në mbrojtje të Kosovës: Vendimet e Prishtinës duhen respektuar

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti shqiptar në Mal të Zi del në mbrojtje të
Ilir Capuni

Deputeti i Aleancës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Ilir Capuni, ka reaguar lidhur me debatet e fundit për ndalimin e hyrjes në Kosovë të disa zyrtarëve malazezë, duke mbrojtur të drejtën e institucioneve të Kosovës për të marrë vendime në funksion të sigurisë së saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Capuni u shpreh se nuk beson se autoritetet e Kosovës kanë pasur si synim përkeqësimin e marrëdhënieve me Malin e Zi.

Si përfaqësues i Aleancës Shqiptare, nuk e kisha përshtypjen se dikush nga Republika e Kosovës donte t’i prishte marrëdhëniet në Mal të Zi. Në të kundërtën, mirëkuptimi im është se organet kompetente të Kosovës kanë vlerësuar se ekzistojnë arsye sigurie për veprim parandalues në raport me personat konkret”, shkruan Capuni.

Ai thekson se mund të ketë diskutime nëse vlerësimi i institucioneve të Kosovës ka qenë i drejtë ose jo, por kjo mbetet një çështje që i takon autoriteteve të një shteti sovran.

Sipas deputetit shqiptar, Kosova ka vepruar përmes institucioneve të saj dhe brenda juridiksionit që i njeh ligji.

Ndërsa presim që të gjithë të respektojnë vendimet e institucioneve të Malit të Zi, kështu duhet respektuar edhe e drejta e vendeve të tjera për të marrë vendime në përputhje me ligjet e tyre”, shprehet ai.

Reagimi i Capunit vjen pasi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, deklaroi se pas vendimit për t'ia ndaluar hyrjen në Kosovë kryetarit të Komunës së Nikshiqit, Marko Kovaçeviç, dhe kryetares së Kuvendit Komunal të Beranës, Vidi Ivanoviq, qëndron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas një njoftimi të partisë Nova Srpska Demokratija (NSD), të cilën e drejton Mandiq, ai pretendoi se edhe deputetët e partive shqiptare në Mal të Zi e kanë kuptuar se “dikush dëshiron të prishë marrëdhëniet ndërmjet politikanëve serbë dhe shqiptarë në Mal të Zi”.

Me reagimin e tij, Ilir Capuni distancohet nga kjo narrativë, duke theksuar se vendimet e institucioneve të Kosovës duhet të respektohen si vendime të një shteti sovran dhe se ato nuk duhen interpretuar si përpjekje për të dëmtuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

ilir capuni mal te zi

Lini një Përgjigje