TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2026, 19:35

“Kam drejtuar mbi 1400 ndeshje, nuk jam gjeni dhe as budalla”, Ançeloti i përgjigjet kritikave: Vetëm Ferguson mund të më jap këshilla

Shkruar nga Pamfleti
“Kam drejtuar mbi 1400 ndeshje, nuk jam gjeni dhe as budalla”,
Karlo Ançeloti-Sër Aleks Ferguson

Në prag të ndeshjes së 1/8 së finales kundër Norvegjisë së Erling Haland, trajneri i Brazilit, Karlo Ançeloti, ka reaguar ndaj kritikave që mori për qasjen e tij të kujdesshme në sfidën e mëparshme ndaj Japonisë.

Gjatë konferencës për shtyp, tekniku italian u pyet për komentet që kanë shoqëruar mënyrën se si e menaxhoi ndeshjen, ndërsa ai iu përgjigj me vendosmëri, duke theksuar përvojën e tij shumëvjeçare në futbollin elitar.

Në Itali thuhet se të gjithë burrat duan të jenë trajnerë dhe të gjitha gratë arkitekte. Nuk e di nëse e kuptoj futbollin apo jo, por askush nuk mund të më gjykojë për këtë”, deklaroi Ançeloti.

Trajneri brazilian nënvizoi se eksperienca e tij është argumenti më i fortë për t'iu përgjigjur kritikëve.

Kam drejtuar mbi 1.400 ndeshje. Ndoshta nuk mjafton për të kuptuar futbollin, por është një përvojë e madhe. Vetëm Aleks Ferguson ka më shumë, mbi 2.000 ndeshje. Unë i dëgjoj të gjithë, por i vetmi që mund të më jepte vërtet këshilla është ai”, shtoi italiani.

Në fund, Ançeloti theksoi se nuk pretendon të jetë i pagabueshëm, por është i bindur se përvoja e tij flet vetë.

Nuk jam gjeni, por e di që nuk jam as budalla”, përfundoi trajneri i Brazilit.

karlo ançeloti trajneri italian kupa e botës

1 Komente

  1. T
    Tony

    Cfare kane traineret kur kane te bejne me ekipe qe kane lojtare rrembythje. Kur e pyeten Molurinion per kete kampionat boteror u pergjigj, shoh nja 10 minuta e shkoj ia fus gjumit. Edhe morem trainer Brazilian e cfare kujtuam se u beme ekip Brazilian. Futbolli eshte kethyer ne Mafia ku agjentet - manaxheret - traineret - drejtoret e ekipeve - lojtaret luajne lojen e madhe te pazareve, ku nderrohen cdo vit nga ekipi ne ekip, ne sistem rrethi. Perderi sa edhe Shqiperia u mbush me lojtare afrikane ku turma budallaqe gerthet Tirona, Partizoni, Dinamo, Vllaznia, vari teneqet futbollit.

    Lini një Përgjigje