TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2026, 17:24

U paralajmërua për shtyrje të orarit, FIFA merr vendimin final për ndeshjen Meksikë-Angli

Shkruar nga Pamfleti
U paralajmërua për shtyrje të orarit, FIFA merr vendimin final
Angli-Meksikë

Ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë do të luhet sipas programit të parashikuar, në orën 02:00 me orën tonë, në natën mes të dielës dhe të hënës.

Ditët e fundit kishte raportime se FIFA po shqyrtonte mundësinë e ndryshimit të orarit të takimit për shkak të parashikimeve për stuhi të forta në zonën ku do të zhvillohet sfida. Megjithatë, federata ndërkombëtare ka vendosur të mos bëjë asnjë ndryshim në kalendarin zyrtar.

Sipas raportimeve, FIFA ka refuzuar skenarin për zhvendosjen e ndeshjes, duke konfirmuar se takimi do të zhvillohet në orarin e planifikuar fillimisht. Në këtë mënyrë është hedhur poshtë edhe mundësia që sfida të luhej gjashtë orë më herët, një variant që u përfol mbrëmjen e së premtes për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Meksika dhe Anglia do të zbresin në fushë sipas kalendarit zyrtar, ndërsa mbetet për t'u parë nëse kushtet atmosferike do të ndikojnë në zhvillimin normal të ndeshjes.

anglia meksika kupa e botës

1 Komente

  1. V
    Vendimi

    Ca thua, vendim shume i rendesishem.

    Lini një Përgjigje