TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2026, 15:57

Lot, emocione dhe krenari; djali ngushëllon babain e tij pas eliminimit të Kepit të Gjelbër nga Kupa e Botës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Lot, emocione dhe krenari; djali ngushëllon babain e tij pas eliminimit
Djali i sulmuesit të Kepit të Gjelbër

Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, që vulosi fitoren dramatike 3-2 të Argjentinës, një nga momentet më emocionuese të Kupës së Botës u zhvillua larg festës së kampionëve në fuqi.

Sulmuesi i Kepit të Gjelbër, Nuno Da Kosta, nuk arriti t'i mbante lotët pas eliminimit të skuadrës së tij nga turneu. I rrethuar nga familjarët, të cilët ndanin të njëjtin emocion, ai përjetoi një moment prekës kur u ngushëllua nga djali i tij i vogël, i cili gjithashtu shpërtheu në lot.

Kjo skenë simbolizoi më së miri rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Kepit të Gjelbër në Botërorin 2026. Kombëtarja e vogël ishullore, që përfaqëson një vend me pak më shumë se 500 mijë banorë, sfidoi deri në limit kampionen në fuqi, Argjentinën, duke e vënë pranë eliminimit në një përballje spektakolare të raundit të 1/32.

Edhe pse aventura e tyre përfundoi me humbje, paraqitja e Kepit të Gjelbër mbeti një nga historitë më frymëzuese të këtij edicioni të Kupës së Botës.

nuno da kosta kepi i gjelbër kupa e botës

Lini një Përgjigje