Argjentina siguroi me vështirësi kualifikimin në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, pasi mposhti 3-2 Kepin e Gjelbër në një ndeshje të luftuar deri në fund.
Pas përfundimit të takimit, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, u shfaq i emocionuar dhe uroi kombëtaren argjentinase. Deklarata e tij ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, pasi është interpretuar nga disa si një shprehje e simpatisë për Argjentinën.
“Një përqafim për të gjithë Argjentinën dhe urime, sepse zemra sot… gjithashtu për ne neutralët që ishim me të dy…”, u shpreh fillimisht Infantino, përpara se të përpiqej ta zbusë formulimin e tij.
Prej kohësh, një pjesë e tifozëve në rrjetet sociale e akuzojnë kreun e FIFA-s se është mbështetës i zjarrtë i Lionel Mesit dhe i kombëtares argjentinase. Në të njëjtat diskutime janë ngritur edhe pretendime për favorizime ndaj Argjentinës, përfshirë edhe Botërorin e vitit 2022, megjithatë këto mbeten akuza dhe aludime të pakonfirmuara.
???? Infantino said he suffered for Argentina today:
— The Touchmine | ???? (@TouchmineX) July 4, 2026
FIFA President Gianni Infantino confirmed that he suffered tonight while following the Argentina match. ????????
But he quickly realized what he had said, so he backpedaled and added that he is neutral. ????????♂️
Why isn't he sacked…
Lini një Përgjigje