Pavarësisht përballjes së fortë në fushë, futbollistët e Kepit të Gjelbër ndryshuan plotësisht qëndrim sapo përfundoi ndeshja ndaj Argjentinës. Në zonën ku zhvillohen intervistat pas takimit, ata rrethuan Lionel Mesin për të bërë fotografi me kampionin e botës, duke pritur madje edhe në radhë për ta takuar.
Me buzëqeshjen dhe thjeshtësinë që e karakterizon, “Pleshti” pranoi kërkesat e të gjithë lojtarëve për një foto kujtim. Më pas, ai bëri edhe një koment me humor gjatë bisedës me gazetarët argjentinas.
"Më morën gjithçka. Fanellën, pantallonat e shkurtra… Gjëja qesharake është se më godisnin me shkelma gjatë gjithë ndeshjes."
Deklarata e kapitenit argjentinas u shoqërua me të qeshura dhe u tha në një atmosferë miqësore, pa lënë vend për polemika.
los jugadores de cabo verde estaban esperando que messi termine de dar notas para sacarse fotos con el ???????? pic.twitter.com/TWMBVwMbuG
— carø 3/3 (@jjkdday) July 4, 2026
Lini një Përgjigje