TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2026, 11:55

Protestat në Tiranë, Bylykbashi: Njerëzit kanë dalë në rrugë, nuk po ndahet më krimi nga shteti

Shkruar nga Pamfleti
Protestat në Tiranë, Bylykbashi: Njerëzit kanë dalë
Bylykbashi

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u ndal te situata në vend, duke deklaruar se qytetarët kanë zgjedhur të protestojnë për shkak të asaj që ai e cilësoi si ndërthurje mes krimit dhe shtetit.

Sipas Bylykbashit, fenomeni i krimit të organizuar është i pranishëm edhe në prokurimet publike, ndërsa shtoi se kjo situatë ka sjellë një humbje të besimit te institucionet.

“Albanian Files” me 540 projekte, që tërheqin flutura të korrupsionit e krimit. Krimi i organizuar sjell deputetë në Parlament. Kemi krimin e organizuar në prokurimin publik, ju e keni ende në hetim. Kanë ikur zotërinjtë kryesor…jemi në një fazë ku nuk po ndahet dot me krimi nga shteti. Njerëzit prandaj kanë dalë në rrugë. Kemi arritur te faza e kriminalizimit të shtetit apo shtetëzimit të krimit”, u shpreh Bylykbashi.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ky Bylybytha duket si shume person negativ, ultra Sali lepires bythe e ndonje kelysh ish spiuni fashist. Ma thote nuhatja e hundes.

    Lini një Përgjigje