TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2026, 12:49

BKH kreu arrestim pa Policinë e Shtetit, Tabaku: Goditje të rëndësishme nga SPAK, por problem integriteti i policisë

Shkruar nga Pamfleti
BKH kreu arrestim pa Policinë e Shtetit, Tabaku: Goditje të
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke komentuar zhvillimet e fundit në luftën kundër krimit të organizuar dhe rolin e institucioneve ligjzbatuese në vend.

Sipas Tabakut, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka realizuar një arrestim të profilit të lartë pa përfshirjen e Policisë së Shtetit, një fakt që sipas saj ka kaluar pa shumë vëmendje në opinionin publik.

BKH arrestoi në Durrës Adi Çobën, një emër që konsiderohet nga autoritetet italiane si figurë kyçe në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe heroinës.

“Në zhurmën e dy ditëve të fundit kaloi pa shumë vëmendje lajmi se BKH zhvilloi një arrestim të profilit të lartë të krimit të organizuar pa Policinë e Shtetit,” shkruan ajo.

Tabaku vlerëson operacionet e fundit të SPAK ndaj krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe depërtimit të tyre në ekonomi, ndërtim dhe turizëm, duke i cilësuar si ndër goditjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Megjithatë, ajo thekson se në disa raste këto operacione janë shoqëruar me moszbatim të urdhër-arresteve.

Sipas saj, integriteti i Policisë së Shtetit mbetet një çështje shqetësuese, duke e konsideruar atë të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar, problem që përmendet edhe në raportet ndërkombëtare.

“Policia nuk mund të sillet si e fortë me të dobëtin dhe e dobët me të fortin,” përfundon reagimin e saj deputetja demokrate.

Kush është i arrestuari Adi Çoba?

BKH kreu arrestim pa Policinë e Shtetit, Tabaku: Goditje të
Adi Çoba

Adi Çoba, i shpallur në kërkim nga SPAK që prej majit 2025 si koka e një grupi ndërkombëtar trafiku droge, ishte duke zbritur shkallët e banesës së tij në Durrës kur u arrestua nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kjo foto tregon Çobën në pranga, i veshur me pantallona të shkurtra dhe shapka, teksa shoqërohet nga dy agjentët e BKH.

BKH kreu arrestim pa Policinë e Shtetit, Tabaku: Goditje të
35-vjeçari u survejua për tre ditë nga disa agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët priten momentin e duhur për ta prangosur.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ku u kryen veprimet procedurale. Sipas informacioneve, që prej momentit kur është shpallur në kërkim në maj 2025, Çobo nuk ka dalë në asnjë moment jashtë territorit të vendit.

Struktura e Posaçme i dinte prej kohësh lëvizjet e Çobos, i kishte kërkuar disa herë policisë arrestimin e tij, por kjo nuk ishte bërë e mundur.

Vetë kreu i SPAK Klodjan Braho i paralajmëroi deputetët në Kuvend se institucioni që ai drejton po sheh si alternativë që të mund të realizojë vetë kapjen e personave të shpallur në kërkim, teksa e theksonte se nuk e kupton pse disa nuk arrestohen.

Sa i përket Adi Çobës, i datëlindjes 1981 në Durrës, në një prej dosjeve më të rëndësishme të bashkëpunimit mes SPAK dhe antimafias italiane, ai shfaqet si organizatori kryesor i rrjetit ndërkombëtar të trafikut të kokainës, me objekt kryesor futjen e drogës në Itali. Ai grupin e drejtonte nga Durrësi, ndërsa kishte bashkëpunëtor të ngushtë edhe Elvis Doçin, i njohur si Visi i Pojës.

adi Çoba

Lini një Përgjigje