Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ishin sot të pranishëm në hapjen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit.
Rama tha se ky do të jetë një hap i rëndësishëm ky për modernizimin e Forcës Ajrore Shqiptare, investimin në njerëz, teknologji dhe përgatitjen e pilotëve apo kontrollorëve të fluturimit sipas standardeve të NATO-s.
Rama gjatë ceremonisë së hapjes së Shkollës Kombëtare e Fluturimit, tha se trajnimi do të bëhet nga Izraeli.
“Jemi në diskutime me partnerët tanë për të sjellë një nga ekselencat botërore të stërvitjes të trajnimit edukimit e certifikimit të forcave speciale nga Izraeli. Shkolla kombëtare e Forcave Speciale do të jetë e hapur edhe për të tjerët dhe do mirëpresë kadetë nga vendet aleate të rajonit duke filluar nga Kosova e më gjerë. Ambicia jonë është që të dy këto pole të reja të transformimit të sistemit të mbrojtjes të kthehen në pole ekselence përtej kufirit tonë garancia jonë janë miqtë e aleatët tanë të forcave të sigurisë dhe forcave ajrore të Izraelit. Shkolla do të bashkëpunojë edhe me partnerët e tjerë do të jetë e hapur dhe për lidhje të tjera por fillimi është shumë i mbarë”, tha Rama.
po, dhe do ti rekrutoje per spiune te mosad!
Kujdes me keta cifutet! E kane treguar cfare jane!