TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Korrik 2026, 07:28

Atentati që tronditi Monakon, identifikohet autorja: Është në arrati në Europë, maskohet si burrë

Shkruar nga Pamfleti
Atentati që tronditi Monakon, identifikohet autorja: Është
Vadim Ermolaev

Autoritetet e Monakos kanë identifikuar gruan e dyshuar për atentatin me bombë ndaj oligarkut ukrainas Vadim Ermolaev. Sipas hetimeve, ajo është rreth 30 vjeçe, me shtetësi ukrainase, banon në Gjermani dhe ka aftësi të maskohet për t'u dukur si burrë.

Atentati që tronditi Monakon, identifikohet autorja: Është

Tri ditë pas sulmit, policia e Monakos, në bashkëpunim me autoritetet franceze dhe shërbimet e tjera evropiane të sigurisë, ka shpërndarë informacionet për identitetin e saj dhe ka nisur kërkimet në disa vende. Fillimisht ishte përfolur se ajo mund të ishte arratisur drejt Italisë, por hetuesit nuk e konfirmojnë këtë skenar.

Sipas mediave franceze, identifikimi u bë falë një dëshmitari që pati kontakt me të gjatë përgatitjes së atentatit ose gjatë vëzhgimeve që ajo kishte kryer pranë banesës së objektivit. Hetuesit dyshojnë se kanë mundur të gjurmojnë edhe sinjalin e telefonit që ajo mbante me vete.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se gruaja kishte monitoruar për disa ditë lëvizjet e Vadim Ermolaev, partneres së tij Anna Nasobina dhe djalit të tyre 13-vjeçar. Mbrëmjen e së hënës, pak para orës 21:00, ajo i ndoqi nga afër, i kaloi në rrugë dhe vendosi një pako me eksploziv para hyrjes së pallatit.

Pasi familja iu afrua banesës, ajo u largua disa metra, duke pritur që ata të hynin në godinë. Djali 13-vjeçar hyri i pari dhe pësoi lëndime të lehta. Në momentin kur Anna Nasobina kaloi pranë bombës, autorja aktivizoi eksplozivin me telekomandë. Gruaja mbeti e plagosura më rëndë nga shpërthimi dhe, sipas autoriteteve, i janë amputuar të dyja këmbët.

Hetimet po përqendrohen në dy pista kryesore: përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar ose të shërbimeve sekrete ukrainase. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një version përfundimtar mbi motivin e sulmit, ndërsa kërkimet për arrestimin e autores vijojnë në nivel evropian. 

 

atentati që tronditi monakon identifikohet autorja

Lini një Përgjigje