TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2026, 19:42

Tension në kampin e Egjiptit, përplasen me policinë amerikane në prag të ndeshjes me Australinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tension në kampin e Egjiptit, përplasen me policinë amerikane
Kombëtarja e Egjiptit

Atmosfera në kampin e përfaqësueses së Egjiptit është trazuar nga një incident i ndodhur në hotelin ku ekipi është akomoduar në Dallas, vetëm pak orë përpara përballjes së rëndësishme ndaj Australisë në fazën e 1/16-ve të Kupës së Botës.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, në hollin e hotelit pati një debat verbal mes disa efektivëve të policisë lokale, të angazhuar për sigurinë e objektit, dhe disa anëtarëve të delegacionit egjiptian.

Gjithçka nisi kur ylli i kombëtares, Mahmud Hasan "Trezege", pranoi të bënte një fotografi me një djalë që kishte kërkuar një kujtim me futbollistin.

Në ato momente, një anëtar i delegacionit egjiptian kaloi pranë një polici amerikan, i cili, sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat, iu drejtua me ton të ashpër duke i kërkuar të largohej nga zona. Kjo solli një shkëmbim të shkurtër replikash, duke krijuar tension mes të pranishmëve.

Situata u qetësua brenda pak minutash dhe nuk pati përshkallëzim apo incidente të tjera.

Megjithatë, episodi ka lënë gjurmë në atmosferën e ekipit egjiptian, i cili tashmë është i përqendruar te sfida vendimtare kundër Australisë. "Faraonët" synojnë të sigurojnë një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës, ndërsa shpresojnë që incidenti të mbetet thjesht një episod i izoluar jashtë fushës së lojës.

kombëtarja e egjiptit policia amerikane kupa e botës

Lini një Përgjigje