TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Qershor 2026, 13:45

Ronaldo lë pas legjendën e Francës në Botëror, thyen rekordin që askush nuk do ta donte

Shkruar nga Pamfleti
Ronaldo lë pas legjendën e Francës në Botëror, thyen
Ronaldo

Kristiano Ronaldo është pranë një rekordi që askush nuk do ta dëshironte. Kapiteni i Portugalisë mban aktualisht vendin e dytë për numrin e pozicioneve jashtë loje në historinë e Botërorit.

Ronaldo numëron 23 raste të tilla. Para tij qëndron vetëm Robin van Persie, i cili është kapur 25 herë në pozicion jashtë loje.

Portugezi ka lënë pas Thierry Henry të Francës, i cili e mbylli me 22 pozicione jashtë loje. Deri tani në këtë Botëror, Ronaldo është kapur katër herë në pozicion jashtë loje.

Ndeshja e radhës për Portugalinë do të jetë kundër Kroacisë. Ndërkohë, Portugalia mbetet një nga përfaqësueset pretendente për fitimin e trofeut.

Pozicionet jashtë loje të Ronaldos sipas edicioneve:

Botërori 2026: 4 herë

Botërori 2022: 7 herë

Botërori 2018: 1 herë

Botërori 2014: 3 herë

Botërori 2010: 3 herë

Botërori 2006: 5 herë

Lini një Përgjigje