TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2026, 19:57

Portugalia mbyll hesapet që në pjesën e parë, Kristiano Ronaldo shkëlqen në dopietë

Shkruar nga Pamfleti
Portugalia mbyll hesapet që në pjesën e parë, Kristiano
Kristiano Ronaldo

Portugalia ka zhvilluar një pjesë të parë të shkëlqyer ndaj Uzbekistanit, duke e mbyllur fraksionin e parë të lojës me avantazhin e pastër 3-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit K.

Skuadra portugeze kaloi në epërsi që në minutën e 6-të. Pas një aksioni të shpejtë dhe një asistimi të saktë nga Zhoa Kançelo, Kristiano Ronaldo u gjend i vetëm përballë portës dhe nuk gaboi, duke dërguar topin në rrjetë për 1-0.

Vetëm 11 minuta më vonë, Portugalia dyfishoi rezultatin. Nuno Mendes realizoi golin e tij të parë në një Kupë Bote, duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga një pozicion ballor. Edhe pse Ronaldo u nis drejt topit, ishte mbrojtësi portugez ai që mori përgjegjësinë dhe e dërgoi sferën në rrjetë për 2-0.

Uzbekistani mendoi se kishte ngushtuar diferencën në minutën e 29-të me një supergol të Azizjon Ganiev. Mesfushori surprizoi portierin Diogo Kosta me një goditje të fuqishme nga distanca, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për një faull të Abosbek Fajzullaev ndaj Zhoao Kançelos gjatë ndërtimit të aksionit.

Në minutën e 38-të, Portugalia goditi sërish në kundërsulm. Bruno Fernandes shërbeu për Kristiano Ronaldon, i cili realizoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për skuadrën portugeze.

Ky ishte goli i 10-të i Ronaldos në historinë e Kupës së Botës, ndërsa numri i golave në gjithë karrierën e tij ka arritur në 975.

portugalia uzbekistani kupa e botës

Lini një Përgjigje