TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2026, 18:01

Asllani drejt largimit nga Interi, mesfushori që u ble për 6 milionë euro bëhet shkak në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Asllani drejt largimit nga Interi, mesfushori që u ble për 6
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani pritet të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës, pasi dëshira e përbashkët e klubit dhe lojtarit është ndarja e rrugëve pas një periudhe disa vjeçare te zikaltërit.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare po ndiqet nga disa klube, ndërsa Beshiktashi dhe Kaljari konsiderohen aktualisht ndër pretendentët më seriozë për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas raportimeve nga Italia, një zhvillim i rëndësishëm në merkato mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e Asllanit. Atalanta ka shfaqur interes për Xhanluka Gaetanon, mesfushorin e Kaljarit, për të cilin klubi sard po kërkon rreth 6 milionë euro nga Napoli për ta bërë transferimin përfundimtar.

Në rast se Gaetano largohet drejt Bergamos, drejtuesit e Kaljarit e shohin Asllanin si alternativën ideale për të plotësuar boshllëkun në mesfushë. Futbollisti shqiptar është i hapur ndaj një transferimi dhe konsiderohet një profil që përshtatet me projektin e klubit.

Edhe pse interesimi nga Beshiktashi mbetet konkret dhe është vlerësuar pozitivisht nga lojtari, dëshira e tij kryesore vazhdon të jetë qëndrimi në Serinë A, kampionat ku ka ndërtuar karrierën e tij në vitet e fundit.

Nëse transferimi te Kaljari realizohet, Asllani do të gjente aty edhe një tjetër futbollist shqiptar, portierin Alen Sherri, duke krijuar kështu një dyshe kuqezi në skuadrën sardine.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter kaljari

Lini një Përgjigje