TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2026, 15:39

Rikthim i bujshëm në Serinë A, ish-trajneri i Milanit prezantohet te skuadra kryeqytetase

Shkruar nga Pamfleti
Rikthim i bujshëm në Serinë A, ish-trajneri i Milanit prezantohet
Xhenaro Gatuzo

Xhenaro Gatuzo është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Lacios, duke shënuar rikthimin e tij në Serinë A. Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej disa javësh dhe pritej vetëm konfirmimi zyrtar nga klubi.

"Lacio komunikon se i ka besuar detyrën e trajnerit të skuadrës së parë Xhenaro Gatuzos. Klubi e mirëpret me kënaqësi trajnerin e ri me bindjen se eksperienca, profesionalizimi dhe vendosmëria e tij mund të kontribuojnë në arritjen e objektivave sportive të klubit"-theksohej në komunikatën e klubit

Edhe pse zyrtarizimi u bë vetëm këtë të martë, marrëveshja mes Lacios dhe Gatuzos ishte arritur kohë më parë me trajnerin që kishte bërë të qartë prioritetet e tij për merkaton e verës; një qendërmbrojtës, një qendërsulmues dhe një trekuartist për skemën e tij 4-2-3-1. Por kushti është se do të bëhen blerje vetëm pasi klubi të ketë shitur futbollistë. Romanjoli dhe Xhila janë me valixhe në duar dhe nga ai moment do të zhbllokohet edhe merkatoja e Lazios.

Trajneri italian ka firmosur një kontratë të vlefshme për dy sezone, ndërsa puna për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri ka nisur menjëherë.

Pas eksperiencës së fundit me kombëtaren italiane, e cila nuk rezultoi e suksesshme, Gatuzo rikthehet në futbollin e klubeve për të nisur një sfidë të re në pankinën e Lacios.

48-vjeçari rikthehet gjithashtu në futbollin italian pas katër vitesh. Përvoja e tij e fundit në Serinë A ishte me Napolin, të cilin e drejtoi deri në vitin 2021.

Ndërkohë, te Lacio pritet të ketë investime të reja gjatë merkatos së verës, me drejtuesit që synojnë forcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Klubi kryeqytetas po përballet gjithashtu me një raport të tensionuar me tifozët, një pjesë e të cilëve kanë bojkotuar prej kohësh shkallët e stadiumit në shenjë pakënaqësie ndaj drejtimit të klubit.

xhenaro gatuzo lacio

Lini një Përgjigje