TAGS-AT E JAVËS

Forum23 Qershor 2026, 19:24

Dy fjalë për debatin publik mbi “Komandën” e Dritan Goxhajt!

Shkruar nga Mentor Kikia
Dy fjalë për debatin publik mbi “Komandën” e Dritan
Dritan Goxhaj

Dritani nuk po garon për deputet, kryeministër apo president, që kundërshtari t’i bëjë biografi se çfarë ka bërë edhe kur ishte në gjimnaz, dhe sa i moralshëm është politikisht.

Një linçim publik i paprecedent ndaj Dritan Goxhajt, sepse ai lexoi një listë me ca kërkesa të protestuesve.

Asgjë e re në atë listë, veç kërkesa të përsëritura mijëra herë në ditët e protestës, dhe të shkruara keq politikisht.

Ka qenë komandant i ndonjë skuadre në UÇK, s’ka qenë komandant – vazhdon debati.

Ç’lidhje ka kjo?

Mos vallë duhet të kesh qenë komandant në luftë që të dalësh në protestë, apo të lexosh një copë letër aty?

Dritani nuk po garon për deputet, kryeministër apo president, që kundërshtari t’i bëjë biografi se çfarë ka bërë edhe kur ishte në gjimnaz, dhe sa i moralshëm është politikisht.

I nxorën një herë Bill Klintonit në fushatë se, kur kishte qenë në kolegj, kishte pirë kanabis në banjën e shkollës.

Në SHBA rivalët në garën për president e kanë pasur kartë të fortë të qenit pjesëmarrës në Luftën e Vietnamit. Sepse “Veteran i Vietnamit” në SHBA është status politik.

Ndërsa Dritani linçohet sepse ka qenë në UÇK, por nuk ka qenë komandant dhe nuk ka vrarë asnjë serb.

Dritani nuk është as organizator e as zëdhënës i organizatorit të protestës.

Profesionalisht, mendoj se është targetim i gabuar nga zyra e PR-it.

Politikisht mendoj se është edhe më e gabuar!

 

dritan goxhaj

Lini një Përgjigje