Portugalia do të përballet sot me Uzbekistanin në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit K, e cila do të zhvillohet në Houston dhe nis në orën 19:00.
Kombëtarja portugeze vjen në këtë takim pas një barazimi zhgënjyes 1-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen hapëse të grupit. Në anën tjetër, Uzbekistani e nisi turneun me humbje 3-1 përballë Kolumbisë.
Portugalia konsiderohet favoritja kryesore për të siguruar tre pikët në këtë përballje. Vëmendja do të jetë e përqendruar te Kristiano Ronaldo, i cili synon të gjejë golin e tij të parë në këtë Botëror, pas kritikave të shumta që mori për paraqitjen në ndeshjen e parë.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare dhe, pavarësisht debatit që ka shoqëruar performancën e tij, Ronaldo është përfshirë në formacionin titullar të Portugalisë.
Pas raundit të parë, Portugalia numëron një pikë në renditjen e Grupit K, ndërsa Uzbekistani mbetet ende pa pikë. Rezultati i kësaj sfide mund të jetë vendimtar për ecurinë e të dyja skuadrave në fazën e grupeve.

Lini një Përgjigje