TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES20 Qershor 2026, 19:38

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me mijëra persona derdhen para Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti
3 ORE ME PARE

“Berisha është po aq fajtor sa Rama”, emigranti: Të dy duhet të japin llogari!

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me
Foto nga protesta

Një emigrant i ardhur nga Italia shfrytëzoi podiumin e protestës para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e gjithë klasës politike, duke drejtuar kritika si ndaj kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, protestuesi u bëri thirrje edhe punonjësve të administratës publike që të largohen nga postet e tyre dhe t’i bashkohen protestës.

“Kam 34 vjet që rri në Itali. Edhe Berisha na ka zhgënjyer. Berisha është fajtori kryesor, edhe Edi Rama. Duhet të japin të gjithë dorëheqjen. Sot i bëj thirrje të gjithë administratës dhe të afërmve të tyre të lënë vendet e punës dhe të bashkohen me popullin dhe emigrantët, sepse ne jemi e ardhmja e këtij vendi”, deklaroi ai.

Deklarata e tij u prit me reagime nga protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë, ku një pjesë e fjalimeve janë fokusuar te përgjegjësia e klasës politike për emigrimin, korrupsionin dhe situatën ekonomike në vend.

3 ORE ME PARE

“Mos shantazhoni protestuesit”, aktivisti Arben Kola thirrje nga protesta: Do ju rrëzojmë me paqe!

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me
Protesta

“Mos shantazhoni protestuesit”, ishte thirrja që aktivisti Arben Kola i drejtoi Policisë së Shtetit gjatë fjalës së mbajtur në protestën e 21-të para Kryeministrisë në Tiranë.

Nga podiumi i protestës, Kola iu drejtua efektivëve të policisë, duke deklaruar se protesta nuk zhvillohet kundër tyre, por edhe në interes të tyre, për më shumë mundësi dhe kushte më të mira jetese.

“I bëjmë thirrje policisë të mos shantazhojë protestuesit. Jemi këtu edhe për ju. E di në çfarë kushtesh punoni. Nuk keni para as për këpucë”, u shpreh ai.

Aktivisti kërkoi që të mos ushtrohet presion ndaj qytetarëve dhe të rinjve që marrin pjesë në protestë, ndërsa theksoi se qëllimi i tubimit është ndryshimi përmes mjeteve paqësore.

“Mos kërcënoni rininë. Mos shantazhoni protestuesit. Do ju rrëzojmë me paqe”, deklaroi Kola para protestuesve.

Në fjalën e tij, ai u ndal edhe te pjesëmarrja e lartë në protestë, duke theksuar se tubimi ishte shtrirë në një hapësirë të gjerë të qendrës së Tiranës.

3 ORE ME PARE

Neomalësorja shfaqet në protestë pas largimit nga PS, Marjana Koçeku krah qytetarëve që kërkojnë largimin e Ramës

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me
Marjana Koçeku në protestë

Pak ditë pasi njoftoi largimin nga grupi parlamentar socialist, deputetja Marjana Koçeku është parë mes protestuesve në bulevard, në protestën e 21-të kundër qeverisë.

Një zhvillim i papritur ka shoqëruar protestën e 21-të kundër qeverisë në Tiranë. Deputetja Marjana Koçeku, e cila vetëm pak ditë më parë njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, është shfaqur mes qytetarëve të mbledhur në protestë.

Në pamjet e publikuara në media, Koçeku duket në mes të protestuesve që prej javësh kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe denoncojnë klasën politike.

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me
Koçeku në protestë

Prania e saj në protestë vjen vetëm pak ditë pasi ajo shpalli ndarjen me socialistët. Në reagimin e saj publik, Koçeku argumentoi se vendimi ishte diktuar nga bindjet dhe vlerat personale.

"Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m'i diftojnë kufijtë", shkroi ajo.

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me
Koçeku në protestë

Sot në mbledhjen e grupit socialist, Rama tentoi ta injoronte.  Edhe pse pritej me shumë interes se çfarë do të thuhej për largimin e Marjana Koçekut, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të mos ketë asnjë diskutim mbi të.

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me
Koçeku në protestë

Burime nga takimi bëjnë me dije se kur kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, ka nisur të trajtojë këtë çështje, Rama ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar që tema të mos diskutohet fare brenda grupit.

Shokë dhe shoqe do t’ju informoj në lidhje me një ish kolege”, mësohet të ketë thënë Balla. Në këto momente ka ndërhyrë kryeministri Rama: “Lëre, po çfarë ish kolege”.



3 ORE ME PARE

Nga Amerika, Britania e Gjermania, diaspora zbret në shesh: Rama ka 24 orë kohë, Shqipëria është e rinisë

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me

Protesta e 21-të kundër qeverisë ka sjellë në Tiranë shqiptarë nga e gjithë bota. Me flamuj kuqezi dhe thirrje për largimin e Edi Ramës, diaspora u bë një nga simbolet më të forta të mobilizimit të kësaj mbrëmjeje.

Shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Greqia dhe vende të tjera i janë bashkuar protestës së 21-të kundër qeverisë, duke e kthyer bulevardin e Tiranës në një det flamujsh kuqezi.

Pjesëmarrja e diasporës, e paralajmëruar prej ditësh, u materializua këtë mbrëmje me qindra emigrantë që udhëtuan me makina, avionë dhe autobusë për t'u bërë pjesë e asaj që shumë protestues e cilësuan si protesta më e madhe e zhvilluar deri më tani.

Një shqiptar i ardhur nga Shtetet e Bashkuara tha se ishte rikthyer pas tre dekadash për t'iu bashkuar protestës.

"Vij nga Amerika pas 30 vitesh. Edi Rama ka vetëm 24 orë, pastaj të iki të fshihet si minj halesh. Rroftë rinia, Shqipëria është e rinisë", deklaroi ai.

Mes thirrjeve "Rama ik", "Rama në burg" dhe "Shqipëri e Re", protestuesit e ardhur nga diaspora e cilësuan mobilizimin e të rinjve si zhvillimin më të rëndësishëm të kësaj lëvizjeje.

"Kjo doli rinia më brilante e 35 viteve", tha një tjetër protestues.

Sakrifica e emigrantëve për të qenë pjesë e protestës u reflektua edhe në dëshmitë e atyre që udhëtuan me dhjetëra orë për të mbërritur në Tiranë.

"Kam udhëtuar 48 orë për të qenë këtu sot. Më bëhet zemra mal kur ju shoh në shesh. Diaspora është ngritur njëzëri nga Londra, Gjermania, Italia, Greqia dhe kërkon largimin e Ramës", tha një protestues tjetër.

Në ditën e 21-të të protestave, pjesëmarrja e diasporës është kthyer në një nga elementët më domethënës të lëvizjes, duke i dhënë tubimit të kësaj mbrëmjeje përmasa që shumë protestues i konsiderojnë të paprecedenta.

3 ORE ME PARE

"Dorëhiqu deri më 21 qershor, na detyrove të largohemi”, diaspora "gozhdon" Ramën!

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me
Pankartat në protestë

Një pjesë e madhe e pankartave u fokusuan te fenomeni i emigrimit, ku protestuesit akuzuan qeverinë se ka detyruar mijëra shqiptarë të largohen nga vendi.

Pankartat e mbajtura nga protestuesit në tubimin e 21-të para Kryeministrisë janë 'pikante', të cilat përcjellin mesazhe të drejtpërdrejta mbi emigrimin, korrupsionin, identitetin kombëtar dhe pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Një pjesë e madhe e pankartave u fokusuan te fenomeni i emigrimit, ku protestuesit akuzuan qeverinë se ka detyruar mijëra shqiptarë të largohen nga vendi.

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me

“Qeverri e korruptuar më detyruat baxhanakun me gjithë familjen të ikë në Kanada”, shkruhej në një prej pankartave të mbajtura nga pjesëmarrësit.

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me

Një tjetër mesazh që tërhoqi vëmendjen ishte ai: “Ne jemi ata që sakrifikuam çdo gjë për familjet tona që të mbijetojnë në këtë vend që ju i harruat”, duke vënë theksin te kontributi i emigrantëve për familjet e tyre dhe ekonominë shqiptare.

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me

Në protestë nuk munguan as pankartat me mesazhe politike kundër kryeministrit Edi Rama.

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me

Në një prej tyre shfaqej fotografia e kreut të qeverisë me mbishkrimin: “Nga diaspora në atdhe për të përzënë këtë hale”, ndërsa në një tjetër lexohej: “Edi Rama largohu se rrugë tjetër”.

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me

Mesazhet prekën edhe çështje kombëtare. Një grup protestuesish mbante një banderolë të madhe me mbishkrimin “Nga Çamëria në Mollë të Kuqe jemi shqiptarë”, duke sjellë në vëmendje identitetin kombëtar dhe çështjen çame.

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me

Ndërkohë, një tjetër pankartë krahasonte largimin e shqiptarëve nga vendi me një eksod masiv, duke shfaqur turma emigrantësh dhe mesazhin: “Kur shqiptarët braktisnin atdheun” përballë sloganit “Kur shqiptarët i dalin zot atdheut”.

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me

Pankartat, flamujt kuqezi dhe pjesëmarrja e shqiptarëve të ardhur nga vende të ndryshme të botës krijuan një nga imazhet më të spikatura të protestës së kësaj të shtune në Tiranë, ku emigrimi dhe largimi i të rinjve mbetën ndër temat kryesore të ngritura nga pjesëmarrësit.

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me

4 ORE ME PARE

"Rama në burg, Berisha në burg", protestuesi: Kërkojmë përgjegjësi, jo hakmarrje

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me
Pamje nga protesta

Në foltoren e ngritur para Kryeministrisë, në protestën e 21-të kundër qeverisë, një qytetar i ardhur nga Kukësi ka mbajtur një fjalim të fortë kundër klasës politike shqiptare, duke thënë se vendi ndodhet në një moment historik.

Vij nga Kukësi. Ky është një moment shumë historik dhe ne jemi mbledhur këtu për fatin e një kombi dhe drejtimin që do të marrë”, tha ai.

Sipas tij, shqiptarët sot ndodhen përballë dy rrugëve: asaj ku politika kërkon t’i mbajë prej vitesh dhe rrugës së lirisë.

Jemi në udhëkryq. Njëra rrugë është ajo ku duan të na mbajnë, tjetra është rruga e lirisë dhe begatisë. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, këta munden vetëm ta vonojnë largimin”, u shpreh protestuesi.

Ai tha se prej 35 vitesh shqiptarët janë përballur me premtime të pambajtura, dobësim institucionesh dhe largim masiv të të rinjve nga vendi.

Prej 35 vitesh kemi pasur vetëm premtime, institucionet janë dobësuar, bijtë tanë janë larguar me dhunë. Miliona janë larguar jashtë”, tha ai.

Në fjalën e tij, protestuesi theksoi se kërkesa për drejtësi nuk është thjesht thirrje për burg, por për përgjegjësi politike dhe morale.

Që demokracia të vijë duhet edhe drejtësi, prandaj ne thërrasim ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Burgu nuk është mesazhi, mesazhi është mbajtja e përgjegjësisë, sepse na kanë vjedhur jetën, jo vetëm pasurinë”, deklaroi ai.

Në fund, ai iu drejtua edhe intelektualëve, duke i ftuar të bëhen pjesë e protestës.

Kam një thirrje për intelektualët: nëse nuk ngriheni për këtë çështje, kur?”, përmbylli protestuesi fjalën e tij.

 

4 ORE ME PARE

Nga hetimi i Ramës, te qeveria teknike dhe referendumi; diaspora shpalos kërkesat në protestë!

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me
Diapora në protestë

Diaspora po ashtu kërkoi verifikimin e pasurive të politikanëve, deputetëve dhe ministrave, si dhe sekuestrimi i pasurive që nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash.

Përfaqësues të diasporës shqiptare, të ardhur në Tiranë për t'iu bashkuar protestës së 21-të para Kryeministrisë, kanë shpalosur kërkesat e tyre për ndryshime politike dhe institucionale në vend.

Nga podiumi i protestës, një prej pjesëmarrësve prezantoi një sërë propozimesh që, sipas tij, synojnë rikthimin e besimit te institucionet dhe reformimin e sistemit politik.

Mes kërkesave të ngritura ishte thirrja drejtuar SPAK-ut për të kërkuar heqjen e imunitetit të kryeministrit Edi Rama dhe nisjen e procedurave hetimore ndaj tij

Po ashtu, protestuesi kërkoi reagim edhe nga Gjykata Kushtetuese lidhur me çështje që, sipas tij, kërkojnë shqyrtim nga institucioni më i lartë kushtetues.

Një tjetër propozim i paraqitur nga diaspora ishte krijimi i një qeverie teknike me mandat njëvjeçar, e përbërë nga figura jopartiake dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Sipas tij, në muajin e tetë të mandatit të kësaj qeverie duhet të organizohet një referendum popullor, rezultatet e të cilit të reflektohen më pas në Kushtetutë.

Gjatë fjalës së tij u kërkua gjithashtu verifikimi i pasurive të politikanëve, deputetëve dhe ministrave, si dhe sekuestrimi i pasurive që nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash.

Protesta e kësaj të shtune ka mbledhur në kryeqytet shqiptarë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë deklaruar se pjesëmarrja e tyre synon të sjellë në vëmendje problematikat që, sipas tyre, kanë ndikuar në largimin e mijëra shqiptarëve nga vendi gjatë viteve të fundit.

4 ORE ME PARE

Nga Milano në Tiranë, protestuesja sfidon Ramën: Sonte para zyrës tënde janë të gjitha votat që na i vodhe në diasporë

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me
Pamje nga protesta

Në mes të mega-protestës që ka mbushur bulevardin e Tiranës, një shqiptare e ardhur nga Italia përcolli një nga mesazhet më të forta të mbrëmjes, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e votës së diasporës dhe duke i kërkuar dorëheqjen.

Mes mijëra protestuesve që kanë mbushur bulevardin në protestën e 21-të kundër qeverisë, zëri i diasporës ka qenë një nga më të fortët e kësaj mbrëmjeje.

Nga foltorja e protestës, një qytetare e ardhur nga Milano iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se para zyrës së tij ndodhen "të gjitha votat e vjedhura" të shqiptarëve jashtë vendit.

"Jemi të gjitha votat që ke vjedhur në diasporë këtu sonte", tha ajo mes duartrokitjeve të protestuesve.

Në fjalën e saj, protestuesja tha se diaspora nuk ka ardhur në Tiranë vetëm për të protestuar, por për të treguar se qëndron në të njëjtën anë me qytetarët që prej tre javësh po mbushin sheshet kundër qeverisë.

"Sot jemi këtu për t'ju sjellë një mesazh të qartë. Diaspora e Milanos ecën krah për krah me protestuesit e Tiranës. Kemi ngritur zërin në Itali ashtu siç po e ngrini ju sot këtu. Shqipëria është vendi ynë dhe do ta mbështesim deri në fund", u shpreh ajo.

Protestuesja pretendoi gjithashtu se kauza e tyre po ndiqet edhe jashtë Shqipërisë.

"Ne nuk jemi vetëm. Dua t'i them Ramës se kemi mbështetjen edhe të eurodeputetëve të Parlamentit Europian. Ata po na ndjekin hap pas hapi, po na dëgjojnë zërin, po lexojnë një për një pankartat", deklaroi ajo.

Fjalimi u mbyll me një thirrje të drejtpërdrejtë për largimin e kryeministrit.

"Zoti Rama, të uroj që rruga drejt dorëheqjes të jetë sa më e lehtë", tha protestuesja.

Mes flamujve kuqezi, thirrjeve "Rama ik" dhe pjesëmarrjes masive të diasporës, mesazhet nga foltorja e protestës treguan se një pjesë e emigrantëve shqiptarë kanë zgjedhur të kthehen në vend jo për pushime, por për t'iu bashkuar protestës që prej 21 ditësh po sfidon qeverinë dhe klasën politike.

4 ORE ME PARE

“Kthehuni shqiptarë, ta marrim fatin në dorë”, thirrja e emigrantit nga diaspora!

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me
Foto nga protesta

Një i ri nga Mirdita, i cili tha se prej vitesh jeton në diasporë, iu drejtua protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë me një mesazh të fortë për rikthimin e emigrantëve dhe marrjen në dorë të fatit të vendit.

Gjatë fjalës së tij, ai falënderoi shqiptarët e diasporës që ishin kthyer për t’iu bashkuar protestës, ndërsa u bëri thirrje edhe atyre që ndodhen ende jashtë vendit të rikthehen në Shqipëri.

“Diaspora e do Shqipërinë pa interes. U bëj thirrje të gjithë atyre që nuk janë kthyer të vijnë me dinjitet dhe të marrin fatin në dorë”, deklaroi ai.

Protestuesi ndau edhe përvojën e tij personale si emigrant, duke ngritur shqetësimin për largimin e shqiptarëve nga vendi dhe pasojat që ky fenomen ka sjellë te familjet.

Në fjalën e tij, ai përmendi figura të njohura të historisë kombëtare, si Jeronim De Rada, Nënë Tereza dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke i cilësuar si shembuj frymëzimi për shqiptarët kudo që ndodhen.

Në fund të fjalimit, i riu recitoi edhe vargje të At Gjergj Fishtës, duke e mbyllur mesazhin me një thirrje për rikthimin e diasporës në Shqipëri.

“The ska bir nane që na merr pushtetit…Unë ju them që ka edhe bir nanë…Është ai msuesi që jep edhe nga jeta e vet për të edukuar nxënësit. Bir none është doktori që i thehet zemra kur i thotë pacientit se nuk ka ilaçe. Është e pandershme që një shqiptarët të trajtohet kështu. Pse fëmijët e mi duhej të flisnin në gjuhë të huaj?
Këta pengmarrës na e kanë mohuar. Falënderoj gjithë diasporën që ka ardhur, por u bëj thirrje atyre që nuk janë kthyer të vijnë me dinjitet dhe të marrin fatin në dorë. Diaspora e do Shqipërinë pa interes. Ishte Jeronim de Rada që nisi “Rilindjen”, ishte, Nënë Tereza që i tregoi botës dashurinë për njerëzimin, Skënderbeu që bashkoi njerëzit.
Me fuqinë e Skënderbeut do t’i pushtoni këta pengmarrës. Jam amator, por do të them disa vargje nga Fishta për rikthimin e diasporës. Kthehuni shqipe”, tha ai.

4 ORE ME PARE

"Ka ardhur koha t’i largojmë zvarrë", aktivistja jep mesazhin e fortë nga tubimi historik para Kryeministrisë!

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me

“Shqiptarët ëndërrojnë çdo ditë të rikthehen në atdhe dhe ne po pjekim kushtet që kjo të ndodhë.” Ishte ky një nga mesazhet kryesore të aktivistes Arilda Lleshi gjatë fjalës së saj në protestën e 21-të që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë.

Nga podiumi i protestës, Lleshi u ndal te fenomeni i emigrimit, duke deklaruar se largimi i shqiptarëve nuk vjen nga mungesa e dëshirës për të jetuar në vendin e tyre, por nga mungesa e mundësive dhe zhvillimit.

“Po emigrojmë pikërisht sepse na keni mohuar zhvillimin. Shqipëria nuk është në luftë, por njerëzit po largohen si në vitet ’90”, u shpreh ajo.

Aktivistja tha se diaspora mbetet e lidhur ngushtë me Shqipërinë dhe se shumë emigrantë do të dëshironin të ktheheshin nëse do të gjenin kushte më të mira jetese dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen në vend.

Gjatë fjalës së saj, Lleshi theksoi se një shoqëri nuk mund të konsiderohet e plotë pa rikthimin e mërgatës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi dhe më pak pengesa për ata që zgjedhin të kthehen.

Duke folur edhe për përvojën e saj personale si emigrante e rikthyer, ajo tha se është përballur me padrejtësi dhe vështirësi, por se rikthimi në Shqipëri ka qenë vendimi i duhur.

“Ata na larguan, por ka ardhur koha t’i largojmë zvarrë. Shqiptarët janë një ndër popujt më të lidhur me vendin e tyre. Ata ëndërrojnë cdo ditë të rikthehen nëse piqen kushtet, e tani po i pjekim kushtet vetë.
Kryeministri thotë se nuk duam zhvillim, po emigrojmë pikërisht sepse na keni mohuar zhvillimin.
Ata nuk duan zhvillimin tonë, por tokën tonë. Një shoqëri është e paplotë nëse nuk kthen mërgatën, është shumë e thjeshtë, ne duhet të çlirojmë tregun dhe politikën nga kapja. Mjaft emigrate janë rikthyer, por kur janë përballur me padrejtësitë janë laruar me vrap.
Përse në duhet të emigrojmë sikur jemi në luftë? Si në vitet ’90?
Unë vetë jam emigrante e rikthyer, jam përballur me dorëzimin e shqiptarëve dhe dhunën e pushtetit, por kur ju shoh them se ishte vendimi më i mirë. Mirë se erdhër në shtëpi mërgatë” tha ajo.

4 ORE ME PARE

Si kurrë më parë, megaprotestë kundër kastës politike; diaspora mbështetje të jashtëzakonshme

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me
Megaprotestë në Tiranë

Në protestën e 21-të kundër qeverisë, pjesëmarrësit kërkuan largimin e Edi Ramës, por njëkohësisht hodhën poshtë edhe klasën e vjetër politike. Mes thirrjeve më të forta ishin "Shqipëri e Re", "Rama në burg" dhe "Berisha në burg".

Pamje të pazakonta në kryeqytet. Mijëra protestues kanë mbushur të gjithë bulevardin nga Sheshi "Skënderbej" deri pranë Kryeministrisë, në atë që konsiderohet si protesta më e madhe që nga nisja e lëvizjes 21 ditë më parë.

Një lumë njerëzish ka pushtuar këtë mbrëmje qendrën e Tiranës, duke krijuar një nga protestat më të mëdha të viteve të fundit. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" është mbushur nga njëri skaj në tjetrin me protestues të ardhur nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga diaspora, në një mobilizim që organizatorët dhe pjesëmarrësit e konsiderojnë historik.

Flamuj kuqezi, pankarta, simbole kombëtare dhe thirrje kundër qeverisë kanë dominuar atmosferën, ndërsa mijëra qytetarë kanë marshuar drejt Kryeministrisë në ditën e 21-të të protestave që nisën pas zhvillimeve në Zvërnec dhe që tashmë janë kthyer në një lëvizje kundër qeverisë dhe klasës politike.

Pjesëmarrja e diasporës ka qenë një nga elementët më të spikatur të protestës së sotme. Mijëra shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të Europës iu bashkuan turmës, duke e kthyer bulevardin në një det flamujsh kuqezi.

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me

Mes thirrjeve që dominuan protestën ishin "Rama ik", "Rama jep dorëheqjen", "Rama në burg", "Berisha në burg", "Shqipëri e Re" dhe "Ju erdhi fundi".

Një prej protestueseve tha se lëvizja nuk synon vetëm largimin e Edi Ramës, por kërkon një ndryshim rrënjësor të klasës politike.

"Shqipëria e Re, pika e parë që ne duam është që ti të mos jesh pjesë e saj. Duam një Shqipëri të re, me njerëz jo hajdutë si ju. Duam një Shqipëri të re, me shqiptarë që e duan Shqipërinë dhe që do punojnë për popullin dhe jo për xhepat e tyre. Këtë nuk e negociojmë me kryeministrin", tha ajo.

Sipas protestueses, mesazhi i qytetarëve është i qartë dhe nuk kursen as qeverinë dhe as opozitën tradicionale.

"Qytetarët kanë një kërkesë të thjeshtë: Rama në burg, Berisha në burg", deklaroi ajo mes duartrokitjeve të protestuesve.

Në një apel drejtuar mbështetësve të Partisë Demokratike, ajo kërkoi që protesta të mos shihet si një përplasje mes partive.

"Kam një thirrje për të gjithë anëtarët e PD që kanë ardhur. I ftoj të vijnë si qytetarë. Nuk është e nevojshme të ketë përçarje. Qëllimi është një klasë e re politike e papërlyer. Se kush do shkojë në burg e vendos drejtësia. Shqiptarët mbështesin SPAK", tha ajo.

Tre javë pas nisjes së protestave, pjesëmarrja e sotme dhe mbushja e plotë e bulevardit përbëjnë deri tani demonstrimin më të madh të forcës së kësaj lëvizjeje, e cila po artikulon gjithnjë e më qartë kërkesën për largimin e Edi Ramës dhe për një "Shqipëri të Re" jashtë kufijve të politikës tradicionale.

 

4 ORE ME PARE

“Pika e parë e kontratës së re është të largohesh”, banorja e Rrjollit mesazh Ramës nga protesta

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me
Protesta

Protesta e 21-të kundër qeverisë, e zhvilluar këtë të shtunë para Kryeministrisë në Tiranë, është shoqëruar me mesazhe dhe thirrje të forta nga qytetarët pjesëmarrës.

Mes tyre ishte edhe banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj, e cila iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për një “kontratë për Shqipërinë e re”, duke theksuar se ai nuk mund të jetë pjesë e saj.

“Ke keqkuptuar diçka zoti kryeministër, sepse Shqipëria e re, pikën e parë të kontratës e ka që ti të mos jesh pjesë e saj”, u shpreh Kokaj gjatë fjalës së saj para protestuesve.

Ajo tha se qytetarët kanë një kërkesë të qartë për ndryshim politik, ndërsa shtoi se pakënaqësia ndaj klasës politike është në rritje.

Në protestë u dëgjuan edhe thirrje të tjera kundër qeverisë. Një prej pjesëmarrëseve deklaroi se “koha e tyre ka mbaruar” dhe bëri thirrje që të rinjtë të marrin në dorë të ardhmen e vendit.

"Kam një thirrje për të gjithë anëtarët e PD, që kanë ardhur, i ftoj të vijnë si qytetarë. Nuk është e nevojshme të ketë përçarje. Qëllimi është një klasë e re politike e papërlyer. Se kush do shkojë në burg e vendos drejtësia. Shqiptarët mbështesin SPAK.”, shtoi ajo.

Tubimi para Kryeministrisë ka mbledhur qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Organizatorët e kanë cilësuar protestën si një nga më të mëdhatë e zhvilluara deri më tani kundër qeverisë.

5 ORE ME PARE

Ndryshe nga protestat e tjera, prania e diaporës shton forcat e policisë!

Minutë pas minute/ Qytetarët 21 ditë të palëkundur, me
Shtohen forcat e policisë për mbarëvajtjen e protestë

Ndryshe nga protestat e mëparshme, këtë të shtunë vihet re një prani më e shtuar e forcave të policisë në zonën përreth godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet protesta e 21-të e thirrur nga organizatorët si një tubim mbarëkombëtar.

Efektivët e policisë janë vendosur në pika të ndryshme pranë godinës qeveritare për të garantuar rendin dhe mbarëvajtjen e protestës, ndërsa qytetarët kanë nisur të grumbullohen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Tubimi ka mbledhur pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Në rrugët kryesore të kryeqytetit janë parë autokolona automjetesh me flamuj kombëtarë, ndërsa para Kryeministrisë janë vendosur edhe këpucë në mënyrë simbolike, si një mesazh për emigrimin e shqiptarëve ndër vite.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë reagoi ndaj këtyre thirrjeve, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe jashtë realitetit.

proteste masive

Lini një Përgjigje