Pjesëmarrja e Senegalit në Kupën e Botës 2026 ka shënuar edhe fundin e karrierës ndërkombëtare të Sadio Mane. Sulmuesi 34-vjeçar ka vendosur t’i japë lamtumirën ekipit kombëtar, menjëherë pas përfundimit të rrugëtimit të skuadrës në turne.
Vendimin e tij, Mane e bëri publik përmes një letre të botuar në gazetën franceze "Le Quotidien", disa ditë pas eliminimit të Senegalit nga Belgjika me rezultatin 3-2. Kapiteni i "Luanëve të Terangës" theksoi se kishte ardhur momenti t’ia linte stafetën brezit të ri të futbollistëve.

"Ta dini se kam sakrifikuar gjithçka për këtë flamur. Kam dhënë më të mirën time dhe kam luftuar gjithmonë me vendosmëri për kombin tonë", shkroi Mane.
Gjatë karrierës së tij me përfaqësuesen, Sadio Mane zhvilloi 130 ndeshje dhe u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme të futbollit senegalez. Ai ishte një nga liderët e ekipit që fitoi dy edicione radhazi të Kupës së Kombeve të Afrikës, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme dhe duke u konsideruar si një prej sulmuesve më të spikatur në historinë e futbollit afrikan.
Lini një Përgjigje