TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2026, 09:04

Atentati në Laç, identifikohet autori që vrau 40-vjeçarin me 4 mbiemra

Shkruar nga Pamfleti

40-vjeçari me 4 mbiemra u qëllua me 7 plumba pranë banesës së tij.

Atentati në Laç, identifikohet autori që vrau
Atentati në Laç, identifikohet autori

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë Ilir Lika, rreth 40 vjeç.

Mësohet se policia ka identifikuar vrasësin e Ilir Likës dhe për ngjarjen e rëndë ka shpallur në kërkim Emiljan Sutin.

Nga verifikimet e kryera rezulton se Suti ka precedentë të theksuar penalë. Ai është dënuar më parë me pesë vite burg për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ka precedent për armëmbajtje pa leje, si dhe rezulton i arrestuar në Belgjikë për vjedhje.

Për kapjen e tij janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, në mbështetje të strukturave vendore të policisë.

Viktima kishte parkuar automjetin disa metra larg banesës dhe po ecte në këmbë, kur është qëlluar me të paktën shtatë plumba. Njëri prej tyre e ka goditur në kokë, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Atentati në Laç, identifikohet autori që vrau

Ai përdorte edhe tre mbiemra të tjerë, alias Lika, alias Kokaj dhe alias Nure. Ky fakt ka ngritur dyshime te autoritetet, të cilat po hetojnë edhe mbi të kaluarën e tij dhe nëse ka pasur precedentë apo lidhje me veprimtari kriminale.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes. Një nga pistat kryesore që po verifikohet lidhet me të kaluarën e viktimës dhe konfliktet e mundshme që ai mund të ketë pasur.

atentati në laç identifikohet autori

Lini një Përgjigje