TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Qershor 2026, 20:41

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet aksi rrugor Lozhan–Moglicë!

Shkruar nga Pamfleti
Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet aksi rrugor
Foto ilustruese

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë juglindjen e vendit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor, duke sjellë bllokimin e aksit Lozhan–Moglicë.

Situata është krijuar si pasojë e rrëshqitjes së inerteve në disa segmente të rrugës, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Më problematike paraqitet gjendja në vendin e njohur si “Shkëmbi i Dobërçanit”, pak kilometra larg qendrës së fshatit Moglicë, ku në rrugë kanë përfunduar sasi të konsiderueshme materialesh.

Për përballimin e situatës kanë ndërhyrë firma kontraktore që po punon në aksin nacional Maliq–Gramsh, si dhe mjete të Ndërmarrjes së Shërbimeve të Bashkisë Maliq. Ekipet po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim.

Ky segment rrugor është përballur vazhdimisht me problematika gjatë kësaj periudhe për shkak të kushteve atmosferike. Reshjet e shiut kanë shkaktuar herë pas here dëmtime të bazamentit të rrugës, si dhe rrëshqitje inertesh nga shpatet malore, duke sjellë vështirësi për drejtuesit e mjeteve dhe duke kërkuar ndërhyrje të shpeshta nga strukturat përgjegjëse.

reshje të dendura shiu në juglindje bllokohet aksi lozhan–moglic

Lini një Përgjigje