TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Qershor 2026, 22:30

Oshtin Tirana, protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit

Shkruar nga Pamfleti
Oshtin Tirana, protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e
Vijon marshimi

Vijon marshimi qytetar në Tiranë në kuadër të protestës së 23-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Pasi u mblodhën para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit. Fillimisht turma u drejtua drejt Bashkisë së Tiranës, për të vijuar më pas te monumenti i Ushtarit të Panjohur.

Pas ndalesës aty, protestuesit marshuan në zonën e Ish-Bllokut, ndërsa aktualisht ndodhen pranë Gardës së Republikës, ku po vijojnë thirrjet dhe mesazhet kundër qeverisë.

Gjatë gjithë marshimit janë dëgjuar thirrje të vazhdueshme si “Rama ik”, “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Berisha në burg” dhe “Shqipëri e re”.

Pjesëmarrësit kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, ndryshim të klasës politike dhe reforma të thella institucionale, ndërsa kanë theksuar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim.

 

marhsim rptoeste

Lini një Përgjigje