TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2026, 12:49

Protestë në Kryezjarr të Elbasanit, mjetet e tonazhit të rëndë dëmtojnë rrugën e fshatit

Shkruar nga Pamfleti
Protestë në Kryezjarr të Elbasanit, mjetet e tonazhit të
Protestë në Kryezjarr të Elbasanit

Banorët e fshatit Kryezjarr në Elbasan kanë dalë sot në protestë për shkak të dëmtimeve që, sipas tyre, i janë shkaktuar rrugës së fshatit nga qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të angazhuara në ndërtimin e nënstacionit elektrik.

Të pajisur me pankarta, protestuesit bllokuan hyrjen e nënstacionit, duke ngritur shqetësimin se gjendja e amortizuar e rrugës po ndikon drejtpërdrejt në jetën e rreth 200 banorëve të zonës.

Në mbështetje të kërkesave të banorëve u bashkua edhe kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit dhe drejtuesit e kompanisë që po kryen punimet.

Gjatë takimit, sipas informacioneve të bëra publike, përfaqësuesit e kompanisë kanë garantuar se sapo të përfundojnë punimet që kërkojnë përdorimin e makinerive të rënda, do të nisë rehabilitimi i segmentit të dëmtuar rrugor, me synim rikthimin e tij në gjendjen e mëparshme.

Banorët kanë kërkuar që angazhimet e marra të zbatohen sa më shpejt, ndërsa theksuan se dëmtimi i infrastrukturës rrugore ka krijuar vështirësi në lëvizjen e përditshme dhe aksesin në fshat.

protestë në kryezjarr të elbasanit

Lini një Përgjigje